LAJMI I FUNDIT:

LDK hap fushatën në Prishtinë, nënkryetari i PPE-së Dara Murphy thotë se vota për Osmanin është votë për një Kosovë drejt BE-së

LDK hap fushatën në Prishtinë, nënkryetari i PPE-së Dara Murphy thotë se vota për Osmanin është votë për një Kosovë drejt BE-së

Partitë Popullore Evropiane (PPE) që janë grupi më i madh politik në Bashkimin Evropian i kanë dhënë të mërkurën mbështetje të fuqishme kandidates së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani.

Në hapje të fushatës së LDK-së në Prishtinë, nënkryetari i PPE-së, Dara Murphy, e ka vlerësuar lart vendimin e LDK-së për ta kandiduar Osmanin për kryeministre.

“Vjosa siç e dinë të gjithë është politikane e madhe dhe njohëse e mirë e fushës së drejtësisë. Ajo ka filluar karrierën gjatë lidershipit të ish-presidentit Fatmir Sejdiu, kohë në të cilën Kosova e shpalli pavarësinë. Si një anëtare me përvojë e parlamentit, Vjosa ka qenë pjesë e vendimeve dhe zhvillimeve më të rëndësishme të shtetit. Gjatë gjithë viteve të saj në parlament, Vjosa Osmani, ka marrë vendime të fuqishme dhe ka përfaqësuar shqetëPsimet dhe nevojat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Murphy.


Duke nënvizuar se Kosova ka dëshmuar se me qeverisjen e LDK-së ecë në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike, nënkryetari i PPE-së ka pasur një mesazh për qytetarët e Kosovës që do të votojnë më 6 tetor.

“Vetëm pas 11 ditësh qytetarët e Kosovës do të duhet të bëjnë një zgjidhje të rëndësishme për të ardhmen e vendit të tyre. Ata do të vendosin se a do të vazhdohet me stagnim, konflikte të brendshme dhe tensione nacionaliste, apo votuesit do t’i japin besimin për drejtimin e shtetit LDK-së dhe Vjosa Osmanit, një partie dhe një kandidateje që punojnë për një Kosovë prosperuese stabile dhe që lëvizë drejt rrugës së saj Euroatlantike. Mendoj se zgjidhja është e qartë. Ne si PPE qëndrojmë plotësisht prapa LDK-së dhe Vjosës”, ka thënë Murphy. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori