Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pranuar me shqetësim të madh njoftimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës për parametrat tejet të lartë të ndotjes së ajrit në Prishtinë dhe rrethinën e saj, bazuar në matjet ditore të cilësisë së ajrit që i realizon ambasada e SHBA në Kosovë.
Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se “Grupi Parlamentar i LDK-së shprehim indinjatën dhe reagojmë ashpër që edhe pas këtyre raporteve alarmante që rrezikojnë shëndetin e popullatës ku janë të koncentruar rreth 40% e popullatës së Kosovës në kryeqytetin e Kosovës dhe rrethinën e tij, qe dy ditë nga këto alarme serioze nga institucione kredibile vendore dhe ndërkombëtare, nuk kemi as më të voglin reagim nga institucionet e shtetit të Kosovës, as nga qeveria, ministria përkatëse por edhe nga Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës si institucion kompetent për matjen dhe monitorimin e parametrave të cilësisë së ajrit në vendin tonë”.
“Në detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit pranë Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës thuhet qartë se njëra ndër shtyllat kryesore të AKMM është Drejtoria e Monitorimi, Vlerësimit dhe Raportimit Mjedisor. Kjo Drejtori do të përcaktoj orientimet dhe kriteret kryesore mbi monitorimin bazuar mbi standardet dhe indikatorët mjedisor Evropian dhe Kombëtar, do të përcjell dhe do të marr informacione nga të gjithë dëmtuesit potencial në Kosovë, si nga energjetika, nga industritë, transportet, agrikultura, pylltaria etj. Në mënyrë profesionale, dhe të bazuar në të dhëna të verifikuara do të sjell informacione edhe mbi gjendjen dhe kualitetin e ajrit, ujit, dheut, mbi gjendjen e natyrës dhe biodiversitetit, mbi relacionet e mjedisit dhe shëndetit, mbeturinat; e informacione të tjera relevante. Por për fatin e keq të qytetarëve të kryeqytetit dhe rrethinës kjo drejtori dhe ky agjension si institucione kompetente dhe përgjegjëse sipas ligjeve në fuqi nuk e panë të rrugës ta thojnë as një fjalë, këshillë apo sugjerim për qytetarët që po përballen me ajrin më të ndotur në planet. Që papërgjegjësia të kalojë në injorancë një këshillëtar i kabinetit të Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor publikisht ju sugjeron qytetarëve të kryeqytetit dhe rrethinës që të qëndrojnë brenda! Është edhe një nga dëshmitë e radhës që kjo qeveri dhe kjo logjikë qeverisëse ka degraduar dhe ka humbur çdo kriter moral, politik dhe profesional”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.
Grupi Parlamentar i LDK-së ka analizuar me kujdes gjendjen e krijuar dy ditët e fundit dhe me urgjencë do të marrim hapat ligjorë dhe institucional që të ndikojmë sa më shpejt për sanimin e kësaj gjendje alarmante.
“Do t’i ftojmë në raportim Ministren e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Kryeshefin e Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Drejtorin e KEK-ut, Drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik si dhe institucionet kompetente ndërkombëtare në vendin tonë për sanimin e gjendjes së krijuar që rrezikon në masë shëndetin e popullatës së kryeqytetit të Republikës së Kosovës dhe rrethinës”, përfundon komunikata. /Telegrafi/
\
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Vaktia e Ramazanit 2025

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk