LAJMI I FUNDIT:

LDK e quan të dobët qeverisjen nga Kurti, numërojnë disa nga dështimet

LDK e quan të dobët qeverisjen nga Kurti, numërojnë disa nga dështimet

Përderisa partia në pushtet lavdërohet se për gjatë qeverisjes së tyre janë shënuar disa suksese, deputetët opozitarë po bëjnë kritika ndaj tyre, duke numëruar kështu disa nga premtimet që ata kanë bërë dhe nuk kanë realizuar.

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, sot gjatë ditës ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje bëri të ditur se është mbyllur sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës me 36 ligje të miratuara, prej të cilave 20 marrëveshje ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

Krasniqi thotë se shumica parlamentare ka qenë e dobët, mashtruese dhe sipas saj qeverisje dështuese.


“Kjo legjislaturë është një nga legjislaturat më të dobëta që ka pasur Republika e Kosovës ndonjëherë. Si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane kam tentuar disa herë t’i ftoj në raportim Ministren e Punëve të Jashtme dhe zv/Kryeministrin, Besnik Bislimi për të treguar dështimet në arenën ndërkombëtare dhe çështjen e masave që Kosova i ka për më shumë se një vit. Kanë ikur për muaj me radhë nga komisioni dhe kur kanë qenë në komision kanë bërë propagandë, kanë mashtruar dhe kanë thënë të pavërteta”, ka pohuar ajo.

Ajo ka shkruar më tej për disa nga dëmet që sipas saj qeveria po i sjellë vendit.

“Dështimi për anëtarësim në Këshill të Evropës; Masat sanksionuese ndaj Kosovës; Prishja e marrëdhënieve me miqtë e Kosovës; Mungesa e deputetëve të shumicës në seanca; Arroganca e pushtetit të paaftësisë; Sulme të ashpra ndaj mediave për fjalën e lirë; Dështimet në arenën ndërkombëtare; 10 ligjet antikushtetuese; Pengimi i komisioneve hetimore për të fshehur korrupsionin e pushtetarëve; Janë disa nga shkeljet skandaloze që e karakterizojnë këtë sesion të dobët – të kësaj shumice parlamentare të dobët”, potencoi deputetja.

Mes tjerash ajo ka shkruar se LDK ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

“Kemi kontribuar për të mirën e shtetit në arenën ndërkombëtare. Kemi dhënë opsione për të dalë nga kriza ekonomike. Jemi përpjekur për minimizimin e pasojave për Kosovën në arenën ndërkombëtare. E kemi respektuar dhe mbrojtur Kushtetutën e vendit. Kosova po paguan një kosto të lartë nga kjo shumicë e dobët dhe e dëmshme”, u shpreh ajo.

Kritika në drejtim të pushtetit sot ka bërë edhe deputeti tjetër i LDK-së, Avdullah Hoti.

Sipas Hotit, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 21% e investimeve kapitale.

“Qindra projekte të parapara në buxhet nëpër ministri të ndryshme nuk kanë nisur të realizohen. Raporti gjashtëmujor i buxhetit vërteton se edhe sivjet po vazhdon trendi i tri viteve të kaluara, ku buxheti për projekte kapitale kalon në suficit. Tani është e sigurt se ky mandat qeverisës do të mbyllet me dështim të plotë në investime kapitale”, thuhet në reagimin e tij në Facebook.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tashmë ka nisur konsultimet me subjektet politike për caktimin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga buka te kafja, çmimet

Nga buka te kafja, çmimet "fluturojnë" para se të shtrenjtohet rryma në Kosovë

Lajme
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Lajme
Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Politikë
Vetura godet një fëmijë në Pejë, policia jep detaje

Vetura godet një fëmijë në Pejë, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori