LAJMI I FUNDIT:

LDK e kënaqur me procesin e deritashëm zgjedhor

LDK e kënaqur me procesin e deritashëm zgjedhor

Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media, tha se janë shumë të kënaqur me ecurinë e deritashme të procesit zgjedhor.

Ai po ashtu bëri thirrje që të ruhet ky standard  i lartë demokratik i zgjedhjeve në Kosovë.

“Deri më tani jemi të kënaqur shumë me procesin zgjedhor.  Kosova po e tregon një kulturë të lartë demokratike. Siç është raportuar nga KQZ, deri më tani pjesëmarrja  në votim është 10 për qind. Kjo pjesëmarrje është konfirmuar dhe nga vëzhguesit tanë . Mbi 180 mijë votues kosovar e kanë shfrytëzuar deri tani në orën 11, të drejtën e tyre për të votuar. Ne edhe më tutje i bëjmë thirrje qytetarëve  tanë, që të shfrytëzojnë në mënyrë sa më masovike,  të drejtën e tyre për të përcaktuar fatin tonë në katër vitet e ardhshme. Vlerësojmë  gjithashtu dhe përpjekjet dhe angazhimet nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar, drejtë sigurimit të një procesi të drejtë dhe korrekt. ..Jemi të kënaqur dhe me Prokurorinë e shtetit dhe me reagueshmërinë që kanë pasur në disa raste të raportuara. Ne jemi duke mbajtur kontakt të vazhdueshëm me KQZ dhe me mekanizmat, që i ka dhe çdo shkelje eve ntuale do ta raportojmë atje… Në orët në vijim ne presim dhe bëjmë thirrje të vazhdojë procesi i njëjtë, që standardi demokratik i lartë të mirëmbahet. Dhe i ftojmë sa më shumë qytetarë  të dalin në zgjedhje”, tha ai./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Kalo në kategori