LAJMI I FUNDIT:

LDK: Dënojmë gjuhën e ashpër dhe presionin e MASHT-it ndaj mësimdhënësve për kompensimin orëve

LDK: Dënojmë gjuhën e ashpër dhe presionin e MASHT-it ndaj mësimdhënësve për kompensimin orëve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar gjuhën e ashpër dhe presionin që po u bëhet mësimdhënësve për mbajtjen e orëve.

Deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi nga LDK në seancën e jashtëzakonshme ka thënë se humbja e orëve ka pasoja të mëdha tek nxënësit.

“Sot nuk do të duhej të ishte temë diskutimi në Kuvend, është dashur të diskutohet mes Ministrisë dhe SBASHK-ut. Humbja e orëve ka pasojë të mëdha tek nxënësit. Ne si LDK e konsiderojmë të papërgjegjshme Ministrinë se si nuk reagonte me kohë, dh se greva e SBASHK-ut dhe mësimdhënësve ka qenë e arsyeshme. Të gjithë e dimë sa e vështirë është kompensimi i orëve, prandaj reagimi i të gjithëve është më se i drejt sepse ua marr pushimin. LDK dënon fjalimin e ashpër të MASHT-it ndaj mësimdhënësve e jo politikave të MASHT-it”, ka thënë ajo.


Sipas saj edhe nëse kompensohen orët nuk e kanë efektin e njëjtë.

“Kur faji drejtohet drejt mësimdhënësve është një tendencë që kërkesat e tyre të zbehen. LDK është kundër që Qeveria të detyrojë SBASHK-un apo mësimdhënësin për mbajtjen e orëve. Kërkesa e SBAHSK-ut ishte e arsyeshme për rritjen e koeficientit sepse Qeveria kishte të paguante ministra dhe zv.ministra e jo ata. Andaj LDK konsideron se edhe sikur të kompensohen orët, ato nuk e kanë efektin e njëjtë. Kërkojmë nga MASHT-i që të ulen gjakrat dhe të mos detyrojë mësimdhënësit për këtë si dhe Qeveria ta pranojë fajin që kishte kur ata hynë në grevë”, ka thënë ajo./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori