Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane për nxitjen e tensioneve Lindje-Perëndim në Ballkan.
Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Beta, Lavrov tha se vendet “anti-ruse” në Perëndim po i bëjnë shtetet e Ballkanit të zgjedhin midis Perëndimit dhe Rusisë, si kusht për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Lavrov i tha transmetuesit serb N1 se detyrimi i vendeve të Ballkanit për të zgjedhur anë është “politikë shumë e gabuar” dhe se Rusia synon t’i mbajë interesat dhe lidhjet e saj me vendet si Serbia.
Bashkimi Evropian, së voni, ka caktuar vitin 2025 si datë për pranimin e mundshëm të Serbisë dhe Malit të Zi në radhët e tij.
Udhëheqësit e BE-së u kanë caktuar kushte të vështira dy vendeve, veçanërisht në vendosjen e sundimit të ligjit, garantimin e të drejtave themelore dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territoriale rajonale, por nuk kanë nxitur hapur politika anti-ruse si kusht për anëtarësim.
Serbia, në veçanti, ka vazhduar të ushqejë lidhje të ngushta me Moskën dhe ka thënë se nuk do t’iu bashkohet sanksioneve ekonomike të BE-së kundër Rusisë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Beogradi po ashtu nuk ka bërë përpjekje t’i bashkohet NATO-s, si vendet e tij fqinje Maqedonia dhe Mali i Zi, i cili i është bashkuar aleancës ushtarake vitin e kaluar.
Politika neutrale ushtarake e Beogradit nuk është kundërshtuar haptazi nga udhëheqësit amerikanë apo evropianë.
Vendet perëndimore, megjithatë, kanë ngritur dyshime për krijimin e një qendre të përbashkët humanitare Rusi-Serbi, në qytetin e Nishit, për të cilën zyrtarët perëndimorë dyshojnë se mund të përdoret nga Rusia për të fshehur spiunë dhe për të shpërndarë propagandë në Ballkan.
Një ligjvënës amerikan, i cili ka vizituar Serbinë vitin e kaluar, ka thënë se për të siguruar rrjedhën e investimeve nga Perëndimi, zyrtarët amerikanë duan të shohin indikacione se Serbia synon kah demokracitë perëndimore dhe kapitalizmi i tregut të lirë dhe anohet kundër agresionit që, fatkeqësisht, presidenti rus, Vladimir Putin, po demonstron me Rusinë aktualisht.
Lavrov i tha agjencisë Beta se detyrimi i vendeve të Ballkanit për të miratuar politika anti-ruse “është duke rritur tensionet në Evropë”.
“Uashingtoni dhe disa kryeqendra evropiane i dërgojnë ambasadorët e tyre në Ballkan për këtë qëllim të saktë: mos jini miq me Rusinë, refuzoni bashkëveprimin me të në të gjitha fushat”.
Lavrov e dënoi, siç tha ai, histerinë e Perëndimit për qendrën humanitare në Nish, ku, sipas tij, aktualisht punojnë vetëm katër rusë.
Lavrov, i cili pritet të vizitojë Serbinë më 21 shkurt, tha se Rusia do të vazhdojë të bllokojë Kosovën nga pranimi në Kombet e Bashkuara derisa Beogradi dhe Prishtina të negociojnë një kompromis mbi çështjen e sovranitetit, ashtu siç kërkohet nga udhëheqësit serbë. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët – thotë Zelensky
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë