Lavdim Pireva: Ballkani skuadra me lojën më të mirë, shpallet kampion

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, vjen analiza e gazetarëve të Telegrafit, të cilët diskutuan gjerësisht për zhvillimet aktuale në futbollin vendor dhe ndërkombëtar. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Exfis.
“Ballkani del kampion. Pesë xhirot e fundit Ballkani është ekipi që luan më së miri futboll. E ka futbollin e qartë, domethënë sidomos në atë lojën me Prishtinën e sheh çfarë i bën Prishtinë, një kandidati direkt për titull e dominon 90 minuta”.
“Prishtina e jep gol, Ballkani kthehet i bën krejt edhe fiton. 6-1 Prishtinën e Re që shpëton prej ligës, 2-3 e mund Dritën në Gjilan, me një lojë të tensionuar”.
“Ndeshjet e fundit jam duke i përmendur edhe shkon te Dukagjini e merr një pikë, që një pikë në fushë të Dukagjinit është si tri gati”.
“Ballkanin e shoh edhe favorit e shoh, më favoritë se krejt. Edhe po besoj që Drita nuk e ka mbrojtë asnjëherë titullin. Ata e fitojnë, por në vitin e dytë nuk e fitojnë”.
“Eshtë ekip që nuk mund ta mbrojë gati kurrë, bile sivjet po luan shumë mirë, sepse kur bëhet kampion, sezonin e dytë e bën tani vitin tjetër shumë keq”, ka thënë Pireva.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com











































