Lautaro Martinez me një super gol hap ndeshjen Liverpool – Inter

Interi ka kaluar në epërsi ndaj Liverpoolit në ‘Anfield Road’, duke hapur ndeshjen.
Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 2-0 në të mirë të Liverpoolit.
Me të filluar pjesa e dytë, Interi ishte më serioz, duke radhitur rastet para portës së Liverpoolit.
Lautaro Martinez arriti të shënojë një super gol me një goditje nga distanca për 1-0.
Me këtë gol u hap ndeshja, por Interi mbeti me 10 lojtarë pasi Alexis Sanchez u ndëshkua me karton të kuq./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































