Rossin, dikur shef i Zyrës Amerikane në Kosovë, dhe ish-ambasador i SHBA-ve në Kroaci, deri pak muaj më parë ka qenë njeriu i dytë i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Pardew ndërkaq, si ekspert i rryer për Ballkanin, dhe ish-ambasador i SHBA-ve në Bullgari, ka qenë i përfshirë në vendosjen e paqes në këtë rajon. /Telegrafi/