LAJMI I FUNDIT:

Largojeni stresin nga trupi me ndihmën e masazhit

Largojeni stresin nga trupi me ndihmën e masazhit

Natyrisht, masazhi është veprim i këndshëm - ndërsa hulumtimet e reja tregojnë se njëherësh mund të largojë edhe stresin. Masazhi stimulon receptorët e posaçëm që gjenden nën lëkurë, të cilët i dërgojnë sinjale trurit që të ngadalësojë frymëmarrjen dhe punën e zemrës.

Masazhi ideal zgjat 20 deri 30 minuta dhe përfshin tërë trupin. Natyrisht, rezultatet më të mira i jep masazhi i çdoditshëm, por edhe ai i përshpejtuari, i fokusuar vetëm në shpatulla dhe i bërë disa herë në javë, mund të zvogëlojë nivelin e kortizolit, substancë kjo e lidhur ngushtë me shfaqjen e stresit.

Bonusi i efektit do të arrihet po qe se ju ose partneri juaj që ju bën masazh, shfrytëzoni livandën, e cila ka ndikim qetësues. /Telegrafi/