Site icon Telegrafi

Largohet nga puna asistenti në Qendrën e Praburgimit në Mitrovicë, kërkoi ryshfet nga i burgosuri

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka larguar nga puna, Sh.H, asistent në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

I njëjti para rreth një muaji ishte pezulluar nga puna pasi dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Policia njoftoi se 42-vjeçari dyshohet se nga një i dënuar që ishte në vuajtje të dënimit, për t’i mundësuar të njëjtit ‘faljen e një pjesës të mbetur të dënimit’, ka kërkuar si shpërblim 2500 euro.

“I dyshuari gjysmën e kësaj shume e kishte kërkuar tani dhe gjysmën tjetër ‘kur të përfundon punën’”, ka njoftuar Policia.

Vendimi për largim nga puna është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka./Telegrafi/

Exit mobile version