Ronald Koeman do të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona, pa marrë parasysh rezultatit ndaj Atletico Madridit.

Së paku kështu ka thënë numri një i Barcelonës, presidenti Joan Laporta.


Presidenti i Barcelonë është pyetur nëse ndeshja me Atletico Madridin do të jetë e fundit për Koeman si trajner i Barcelonës.

Laporta ka befasuar të gjithë duke thënë se Koeman do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit, pa marrë parasysh rezultatin me Atletico Madridin.

koeman 3

“Pavarësisht rezultatit, Koeman do të vazhdojë të jetë trajneri jonë. Ai është simboli i kësaj Barcelone".

"Duhet ti japim besim, sepse vendosi të bëhej trajneri ynë në një moment shumë të vështirë institucional dhe sportiv”, ka deklaruar Laporta.

Kjo përgjigje e Laportas po llogaritet si befasuese nga të gjitha mediat spanjolle, por edhe tifozët e Barcelonës.

16331755273754

Katalunasit nuk e kanë nisur aspak mirë këtë sezon në La Liga, por as në Ligën e Kampionëve ku në dy sfidat e para kanë pësuar dy humbje me rezultat identik 0-3. /Telegrafi/

telegrafi sport app