LAJMI I FUNDIT:

​Investimet në sisteme të energjisë së ripërtëritshme, lansohet thirrja publike për mbështetje të konsumatorëve familjarë, ndërmarrjeve mikro e të mesme

​Investimet në sisteme të energjisë së ripërtëritshme, lansohet thirrja publike për mbështetje të konsumatorëve familjarë, ndërmarrjeve mikro e të mesme

Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për investimin në sisteme të energjisë së ripërtëritshme: Sistemi fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum dhe të sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar, nisma këto të financuara nga BE.

Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti ka thënë se qëllimi i kësaj nisme është të fuqizohen familjarët e bizneset për të bërë zgjidhje të qëndrueshme dhe të përballueshme.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se ky institucion është duke punuar vazhdimisht për t’i dalë në ndihmë qytetarëve sa i përket energjisë elektrike.


Rizvanolli tha se kjo masë do të ndikojë edhe në ruajtjen e ambientit dhe uljen e faturave të energjisë elektrike.

Në nnën tjetër, ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari derisa tha se lansimi i këtyre masave është i mirëseardhur edhe për zhvillimin e industrisë së vendit, teksa i bëri thirrje bizneseve ta shfrytëzojnë këtë mundësi që kontriboun në uljen e kostos për energji. /KP/