Është lansuar Projekti i Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve “Kosova Digjitale”, i organizuar në partneritet me Bankën Botërore.
Ky projekt shënon fillimin e një iniciative transformuese, të financuar nga Banka Botërore, që ka për synim modernizimin e qeverisjes dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike përmes inovacionit digjital. Me këtë rast u tha se projekti rrit mundësinë për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti projektin “Kosova Digjitale” e ka konsideruar si një nismë ambicioze që mëshiron ambicien e qeverisë për modernizimin e shërbimeve publike.
Kurti u shpreh se përmes këtij projekti synohet një administratë transparente dhe llogaridhënëse me në qendër qytetarin.
“Kjo nismë me buxhet 18.5 milionë eurosh synon jo vetëm t’i jap shtytje avancimit të qeverisjes digjitale, por gjithashtu edhe të ridefinoj qasjen e administratës publike ndaj ofrimit të shërbimeve. Ndërlidhet drejpëtdrejtë me strategjinë tonë të E-qeverisjes 2023-2027…Në thelbin e projektit ‘Kosova Dijgitale’ qëndron një parim i thjesht fundamental administrata publike ekziston për tu shërbyer qytetarëve. Strategjia jonë synon që përmes digjitalizimit të ndërtojmë një administratë publike e cila është transparente dhe llogardhiënsëe në punës e saj dhe efikase dhe gjithpërfshirëse në ofrimin e shërbimeve si dhe katalizator për rritje të qëndrueshme ekonomike”, thotë Kurti.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se projekti “Kosova Digjitale” është pikë kthese për rrugëtimin e Kosovës drejtë transformimit digjital.
Sveçla thotë se projekti nuk është thjesht përdorim i teknologjive të reja, por krijon një qeveri që është efikase dhe transparente.
“Shënon një pikë kthese në rrugëtimit tonë drejtë transformimit digjital duke hapur rrugë për një të ardhme ku teknologjia fuqizon qytetarët, thjeshton proceset qeveritare dhe krijon baza për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më të begatë… Nuk është thjesht përdorim i teknologjive të reja , por është përdorimi i teknologjisë për të krijuar një qeveri që është e thjesht, efikase dhe transparente. Kjo nënkupton vënien e qytetarit në qendër të procesit transformues duke siguruar që mjetet dhe shërbimet digjitale të jenë të dizajnuar për plotësuar nevojat e tij dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës. Rruga jonë drejt transformimit digjital gjithsesi k a qenë me plotë sfida”, u shpreh ministri Sveçla.
Massimiliano Paolucci, menaxher për Kosovë dhe Maqedoni Veriore nga Banka Botërore tha se projekti reflekton ambicien për reduktimin e pengesave gajtë marrjes së shërbimeve publike dhe rrit besimin mes qytetarëve dhe institucioneve.
“Ky projekt reflekton ambicien e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe të Bankës Botërore për të forcuar qeverisjen, për të reduktuar pengesat gjatë marrjes së shërbimeve dhe për të rritur besimin mes qytetarëve dhe institucioneve. Projekti është i harmonizuar në tërësi me strategjinë e Bankës Botërore për Kosovën që e quajmë ‘Korniza e partneritetit’ vitin që shkoi dhe jemi duke e implementuar së bashku. Ky projekt mbështet eficiencë dhe cilësi më të madhe të shërbimeve publike dhe do të jetë motor i transformimit të qeverisjes, duke shfrytëzuar zgjidhjet digjitale etj. Projekti ofron më shumë se kaq, parasheh krijimin e vendeve të punës formale dhe krijimin e mundësive për zhvillim. Hedh themelet për rritjen e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës atje”, ka thënë ai.
Projekti “Kosova Digjitale” financohet nga Banka Botërore dhe është mbështetur nga ambasada e Japonisë në Kosovë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës