LAJMI I FUNDIT:

Lansohet për herë të parë në hapësirë një satelit nga Etiopia, për mbledhjen e të dhënave rreth agrikulturës

Lansohet për herë të parë në hapësirë një satelit nga Etiopia, për mbledhjen e të dhënave rreth agrikulturës

Sateliti i parë i Etiopisë, është lansuar në hapësirë për të ndihmuar këtë shtet të mbledhë të dhëna rreth agrikulturës, si pjesë e një projekti të mbështetur financiarisht nga Kina.

Raketa kineze Long March 4B, e ka ngritur në hapësirë satelitin Remoting Sensing Satellite, nga baza ajrore kineze që ndodhet në Taiyuan, transmeton Telegrafi.

Një numër i zyrtarëve dhe shkencëtarëve nga të dy shtetet, u mblodhën në Observatorin dhe Qendrën Kërkimore të Entotos jashtë kryeqytetit, Addis Ababa, për të parë nga afër këtë lansim historik.


Ky satelit që peshon 70 kilogramë, do të dërgojë të dhëna për mjedisin dhe modelet e motit në Horn of Africa – si përfitim i rëndësishëm për një shtet që varet nga bujqësia dhe pylltaria, ndërsa është i rrezikuar nga përmbytjet, thatësira dhe rreziqet e tjera klimatike.

Me tetë lansime të satelitëve këtë vit, Afrika tejkalon rekordin e para dy vitesh, kur lansoi shtatë satelitë.

Derisa Egjipti lansoi për herë të parë një satelit më 1998, Etiopia bëhet shteti i 11-të afrikan, që ka dërguar satelit në hapësirë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Zgjedhjet në Gjermani, kishte të tillë që në qendrën e votimit shkuan me kostum karnavalesh - dhe kishte një arsye për këtë

Zgjedhjet në Gjermani, kishte të tillë që në qendrën e votimit shkuan me kostum karnavalesh - dhe kishte një arsye për këtë

Interesante
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun

"Dy këmbë në të njëjtën kohë", astronauti nxit reagime me mënyrën se si i vesh pantollonat në hapësirë

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Akademitë e policisë në Japoni po i mësojnë oficerëve grimin - ja pse

Akademitë e policisë në Japoni po i mësojnë oficerëve grimin - ja pse

Interesante
Kalo në kategori