LAJMI I FUNDIT:

Lansohet fushata “Të gjithë së bashku për arsim më të mirë në Kosovë”

Lansohet fushata “Të gjithë së bashku për arsim më të mirë në Kosovë”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka lansuar fushatën “Të gjithë së bashku për arsim më të mirë në Kosovë”, e mbështetur nga partnerët e përhershëm në fushën e arsimit, me moton  “Arsimi në dorën tënde”, e cila veç tjerash ka për qëllim ngritjen e  vetëdijes në shkallë  më të lartë, për qasje ndryshe ndaj arsimit, që arsimi çdo ditë të jetë prioritet individual, familjar, shoqëror e institucional.

Ministri Bytyqi, me këtë rast, ka falënderuar GIZ-in, si lider i kësaj fushate dhe institucionet tjera ndërkombëtare kontributdhënëse në këtë fushatë, për gatishmërinë e dëshmuar që të jenë pjesë  e përpjekjeve që të arrihen objektivat e përbashkëta integruese në fushën e arsimit.

Ai theksoi se Kosova ka një rini e cila meriton një arsim dhe edukim më të mirë, e përgatitur me shkathtësi dhe kompetenca, e denjë për tregun e punës në të gjitha vendet evropiane e më gjerë.


“Ne duhet ta bëjmë një edukim dhe arsim cilësor gjithsesi. Por, që ta bëjmë këtë, realisht nevojitet një mobilizim i të gjithëve akterëve relevantë, jo vetëm institucioneve të arsimit. Ky mobilizim, ky vullnet për të mirë, duhet të burojë edhe nga prindërit, arsimtarët, nxënësit, komuniteti i biznesit dhe shoqëria civile”, ka thënë Ministri.

Ministri Bytyqi, po ashtu ka thënë se, Ministria e Arsimit gjatë këtyre viteve është sfiduar me procesin e reformave dhe hartimin e dokumenteve strategjike për zhvillimin e arsimit në të gjitha nivelet.

Ndër të tjera, ministri Bytyqi ka përmendur edhe rezultatet e testit PISA, të cilat shtruan nevojën e angazhimit të MAShT dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë në trajnimin e mëtutjeshëm të mësimdhënësve për arritjen e objektivave integruese.

“Gjithsesi, ne duhet ende të vazhdojmë me trajnimet e nevojshme, por do të kërkojmë më shumë nga mësimdhënësit, që ata të shkojnë më të përgatitur në klasë, të mos harrojnë në asnjë çast nevojën e të mësuarit tërë jetësorë dhe llogaridhënien”, tha ministri Bytyqi.

Në fund, Ministri theksoi se pa arsim cilësor nuk mund të ketë zhvillim të mirëfilltë ekonomik dhe pa ndryshimin e qasjes ndaj arsimit, pa angazhimin e të gjithëve, nuk mund të kemi rritje të cilësisë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ambasadori Christian Heldt tha se mbështetja në përmirësimin e cilësisë ka qenë në fokus të përhershëm të Gjermanisë, ndërkohë theksoi se shteti i tij do të vazhdojë edhe më tutje të mbështesë zhvillimin e arsimit më cilësor në Kosovë. Ai gjithashtu ftoi të gjithë partnerët relevantë që të marrin përgjegjësitë për veprim për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Ndërsa, Boris Scharlowski, udhëheqës i ekipit GIZ/CDBE e prezantoi idenë dhe përmbajtjen e fushatës “Të Gjithë për një Arsim më të Mirë në Kosovë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori