LAJMI I FUNDIT:

Lampard i vendosur të zëvendësojë Kepan me Pope

Lampard i vendosur të zëvendësojë Kepan me Pope

Frank Lampard nuk është i kënaqur me Kepa Arrizabalagn dhe po mendon që ta shesë atë në afatin kalimtar të verës.

Portieri spanjoll që u transferua te Chelsea për shumën e 80 milionë eurove nga Athletic Bilbao, ka dështuar të tregojë vetën në Stamford Bridge.

Sipas Daily Express, Lampard thuhet se ka kërkuar nga bordi i klubit që ta shesin Kepan dhe të transferojnë Nick Popen nga Burnley.


Arrizabalaga më nuk është zgjedhja e parë e trajnerit anglez, pasi kjo u vërtetua edhe në barazimin 2-2 të Chelseat ndaj Leicesterit ku startoi Willy Caballero.

Në Angli raportojnë se koha e Kepas te Chelsea ka përfunduar - blutë kanë gjetur zëvendësuesin e spanjollit
Lexo po ashtu Në Angli raportojnë se koha e Kepas te Chelsea ka përfunduar - blutë kanë gjetur zëvendësuesin e spanjollit

Burnley do të lejonte largimin e Pope vetëm nëse do pranojë një shumë rreth 50 milionë euro.

Chelsea po ashtu mund të shesë Kepan në atë shumë, duke financuar kështu transferimin e portierit nga rivali i Ligës Premier. /Telegrafi/