Lampard pas humbjes ndaj Manchester Unitedit: Maguire duhej të ishte ndëshkuar me karton e kuq

Frank Lampard është shprehur tejet i acaruar në VAR-in për shkak që nuk dha karton të kuq për ndërhyrjen e Harry Maguires ndaj Michy Batshuayit.
Chelsea pësoi humbje 2-0 në shtëpi ndaj Manchester Unitedit në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.
Trajneri i The Blues ka thënë pas takimit se mbrojtësi anglez ishte i rrëzuar dhe ka goditur sulmuesin belg dhe video asistenti i gjyqtarit nuk ndërhyri për të dhënë karton të kuq.

“Harry Maguire do të duhej të ndëshkohej me karton të kuq, ishte e qartë dhe natyrisht se do të ndryshonte rrjedhën e lojës”, ka thënë Lampard pas ndeshjes.
“Goli i do të duhej të qëndronte, pasi nuk ishte në pozitë jashtë loje. Nuk e kuptoj se përse nuk e shikuan monitorin. Ai është për t’u përdorur në aso momente të dyshimta, por jo”.























































