LAJMI I FUNDIT:

Lampard nuk e kursen Kepan: Ishte gabim i pastër, ai duhet të reflektojë

Lampard nuk e kursen Kepan: Ishte gabim i pastër, ai duhet të reflektojë
Kepa Arrizabalaga dhe Frank Lampard (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, e ka kritikuar Kepa Arrizabalagan për gabimin që i kushtoi me gol duke e konsideruar fajtor për humbjen nga Liverpooli.

Blutë pësuan me rezultat 2-0 në ndeshjen, në të cilën pjesë e dytë e zhvilluan me një lojtar më pak pas përjashtimit të Andreas Christensen me karton të kuq në fund të gjysmës së parë.

Sadio Mane e shënoi me kokë golin e parë, ndërsa goli i dytë erdhi pas një gabimi të pafalshëm të portierit, i cili ia pasoi topin senegalezit.


https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1307722661678714880

Krahas këtij gabimi, Lampard e ka përmendur edhe golin e pranuar në fitoren prej 3-1 kundër Brightonit. Për më shumë, trajneri ka bërë të ditur se në ndeshjen e të mërkurës në Carabao Cup ndaj Barnsleyt do të luajë portieri i dytë, Willy Caballero.

“Sa i përket situatës së Kepas, ishte një gabim i pastër. Një gabim që na ka kushtuar, sepse në atë pikë patën një penallti që ndoshta do të mund të shënonim”.

“Këto vija të holla i ndryshojnë ndeshjet në këto nivele. Ai (Kepa) duhet të ketë mbështetje rreth tij, kjo është e qartë”.

https://dai.ly/x7w7e9y

“Është e qartë se tash janë dy ndeshje, ky ishte gabim i pastër dhe goli ndaj Brightonit ishte po ashtu gabim dhe ai duhet të reflektojë në këtë mënyrë”.

Statistikat që tregojnë për fillimin e dobët të Kepas në sezonin e ri
Lexo po ashtu Statistikat që tregojnë për fillimin e dobët të Kepas në sezonin e ri

“Lojtarët kanë nevojë për mbështetje, sidomos për mbështetjen time. Unë ua jap të gjithëve. Kepa duhet të vazhdojë angazhimin, askush nuk dëshiron të bëjë gabime në futboll, është natyra e këtij sporti”, ka thënë Lampard në konferencën për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Premier League
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

La Liga
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

La Liga
Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Premier League
Kalo në kategori