Frank Lampard ka thënë se Chelsea nuk është e interesuar në transferimin e Moussa Dembeles nga Lyoni.

Trajneri i skuadrës londineze deklaroi se lajmet që po qarkullojnë nuk janë të vërteta, e që ka folur edhe për Edinson Cavanin.


“Lajmet nuk janë të vërteta”, ka thënë ai për situatën e Dembeles, para se të vazhdonte të fliste për lajmet se Chelsea po tenton ta bindë uruguaianin ta shkëmbejë Parisin apo Madridin me Londrën.

dembele 1

“Unë nuk jam në bisedime me Cavanin, kështu që nuk mund t’ua them këtë”.

“Derisa dikush të jetë këtu dhe ne ta kemi transferuar atë… ajo do të jetë hera e vetme që unë duhet t’i komentoj këto situata”, ka shtuar më tej Lampard.

Ndërkohë, Olivier Giroud vazhdon të stërvitet me skuadrën e Chelseat, përkundër që Antonio Conte dëshirën të ribashkohet me ish-sulmuesin e tij në Inter. /Telegrafi/

telegrafi sport app