LAMM bën thirrje për kujdes në komunikacion, ka rrugë që janë të ngrira

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë kërkon nga gjithë vozitësit të kenë kujdes gjatë vozitjes, ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe t'i respektojnë shenjat e komunikacionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rrugët e Maqedonisë akoma janë të lagura, ndërsa në pjesën perëndimore dhe veriore ka mbetje të borës dhe akull me çka trafiku realizohet me veështirësi. Intenziteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë qendrave të qyteteve është i normalizuar.
LAMM njofton se komunikacioni në drejtimin Kumanovë - Kriva Pallankë po zhvillohet me vështirësi për shkak të mbetjes së borës në rrugë.
Përgatitja dimërore është e obligueshme për çdo vozitës nga 15 nëntori deri më 15 mars, pa marrë parasysh kushtet meteorologjike./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































