Lamborghini Urus shihet gjatë testimit, dy muaj para prezantimit zyrtar (Video)

Reporterët që merren me makina të reja, e kanë parë modelin e ri nga Lamborghini, teksa testohej në pistën e Nurburgring të Gjermanisë.
Megjithëse me shtresën për kamuflazh, shihet se është një SUV i madh që mund të lëviz nëpër të gjitha terrenet, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, nuk bëhet e ditur nëse ky Urus ka aerodinamikë të shtuar.
E tëra që dihet është se kjo makinë, që do të jetë konkurrente e fortë me modelet nga Ferrari, prezantohet zyrtarisht më 4 dhjetor. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































