Lakers rikthehen te fitoret, triumfojnë si mysafirë të Golden State Warriors

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA, pasi kanë mposhtur në udhëtim Golden State Warriors.
Skuadra nga Kalifornia ka triumfuar në shtëpinë e Warriors me pesë pikë diferencë, 120:125.
Tek mysafirët shtatë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, teksa më efikasi ishte alo qendra Anthony Davis.
Numri tre i LA shënoi 27 pikë dhe pati 10 kërcime në triumfin e skuadrës së tij.
Ndërkohë me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James me 22 pikë, tetë kërcime e 11 asistime si dhe Avery Bradley me 21 pikë.
Marquese Chris ishte basketbollisti më efikasi tek vendasit me 26 pikë e nëntë kërcime. /Telegrafi/ Rezultatet:
Orlando Magic – Milwaukee Bucks 95:112
Charlote Hornets – Dallas Mavericks 100:116
Detroit Pistons – New York Knicks 92:95
Indiana Pacers – New Orleans Pelicans 117:124
Toronto Raptors – Brooklyn Nets 119:118
Minnesota Timberwolves – LA Clippers 142:115
Golden State Warriors – LA Lakers 120:125
Phoenix Suns – Denver Nuggets 108:117
Sacramento Kings – San Antonio Spurs 122:102


















































