Los Angeles Lakers kanë marrë fitoren e dytë në përballje me Phoenix Suns në 'Play-Off'.

Kampioni në fuqi i NBA kq triumfuar me 14 pikë epërsi 109:95, për të kaluar në epërsi 2-1.


Vetëm çereku i parë i takoi mysafirëve, pasi tre tjerët u dominuan totalisht nga Lakers.

Anthony Davis ka shkëlqyer edhe në këtë takim me 34 pikë e 11 kërcime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe dyshja LeBron James dhe fundori Dennis Schroder.

USATSI 16160992 168386351 lowres scaled e1622178634586

James ishte fantastik me 21 pikë, nëntë asistime e gjashtë kërcime, derisa gjermani Schroder shtoi 20 pikë të tjera duke bërë edhe tri kërcime e katër asistime.

Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar edhe Milwaukee Bucks ndaj Miami Heat.

Bucks kanë marrë fitoren e tretë në përballje me Heat, duke bërë një hap të madh drejt kalimit të raundit.

Pas 48 minutave lojë, në fund rezultati ishte i thellë në të mirë të Bucks 113:84.

Khris Middleton ishte më efikasi në këtë takim me 22 pikë. /Telegrafi/ Rezultatet:

Miami Heat - Milwaukee Bucks 84:113 (0-3)

LA Lakers - Phoenix Suns 109:95 (2-1)

Portland Trail Blazers - Denver Nuggets 115:120 (1-2)

telegrafi sport app