Që nga shfaqja e rasteve të para të kosovarëve të infektuar me coronavirus, ngjashëm me shumë vende tjera, edhe në Kosovë, në rrjetet sociale është rritur numri i lajmeve të rreme.
Këto lajme të rreme “japin këshilla” se si duhet luftuar koronavirusin e ri, medikamentet të cilat japin rezultat në luftimin e virusit e deri te zbulimi i vaksinës, e të cilat kanë dominuar hapësirën e rrjeteve sociale.
Lajme të tilla edhe në gjuhën shqipe janë duke u shpërndarë në profile dhe media fiktive.
Në Organizatën për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Kosovë thonë se që nga ashpërsimi i masave nga Qeveria e Kosovës në luftën kundër coronavirusit janë shtuar lajmet e rreme.
Drejtuesi i kësaj organizate, Mentor Hoxhaj, tha se lajmet e rreme janë duke u shfrytëzuar nga persona të ndryshëm për rritjen e audiencës në faqet e tyre si dhe me qëllime të përfitimit.
“Kemi media të ndryshme të cilat për qëllime të rritjes së ndjekësve, për qëllime të pëlqimeve dhe shpërndarjeve tentojnë të jenë me të pranishme me lajme bombastike. Në kuadër të kësaj hyjnë dy lajmet kryesore, si lajmi që ka të bëjë me gjetjen e ilaçit për coronavirusin. Ky ka qenë një lajm në vazhdimësi dhe vazhdon të jetë prezent në versione të ndryshme si dhe lajmi për barërat e tjera që ndikojnë pozitivisht në luftimin e virusit”, tha Hoxhaj.
Pre e lajmeve të rreme sipas Hoxhajt janë duke rënë qytetarët në mbarë botën.
Lajmet e paverifikuara, sipas tij, kanë ndikim të madh në rritjen e panikut te qytetarët të cilët qe disa javë janë në izolim.
Hoxhaj beson se luftimi i lajmeve të rreme është i vështirë pasi përveç lajmeve që kanë karakter lokal, janë edhe lajmet sensacionale që kanë për qëllim manipuliminin e qytetarëve në këtë kohë krize.
“Është një ‘Gray zone’ që qytetarët nuk mund ta vërejnë dhe ne po tentojmë që qytetarët e Republikës së Kosovës të marrin informacionin e duhur për qëllimin shumë të qartë ngase ne konsiderojmë se lajmet e rreme për coronavirusin janë po aq të rrezikshme sa edhe vetë COVID-19”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj porositë mediat kosovare dhe qytetarët që në këtë kohë të izolimit të shfrytëzojnë për informim vetëm burime zyrtare siç janë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, Ministria e Shëndetësisë në Kosovës, Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe organizata të tjera me kredibilitet.
Ditë më parë edhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës – (KMSHK), kërkoi nga mediat që të verifikojnë çdo lajm para publikimit të tij në mënyrë që të mos dezinformojnë qytetarët në kohë të pandemisë.
Kryetari i KMSHK-së, Imer Mushkolaj thotë se mediat duhet të kenë jashtëzakonisht shumë kujdes në informacionet që publikojnë, pasi sipas tij, mund të shkaktojnë panik te qytetarët që janë duke respektuar kërkesën e institucioneve për të qëndruar në shtëpi.
“Gjithnjë duhet t’u referohen burimeve të sigurta, burimeve zyrtare të cilat japin informacione zyrtare e jo të bazohen në burime të tjera të cilat mund të jenë të dyshimta. Mediat duhet ta kenë parasysh se nuk ka kurrfarë ekskluziviteti në lajmërimin e një rasti apo të më shumë rasteve të të prekurve me virus, përkundrazi ekskluzivieti i vetëm i mediave dhe gazetarëve duhet të jetë raportimi në kohë dhe raportimi i së vërtetës”, thotë ai.
“Ndryshe, çdo raportim i pabazuar në kodet ekzistuese në bazë të së cilave funksionojnë mediat vetëm mund të shkaktojnë panik dhe dëmet mund të jenë të mëdha. Duhet ta kemi të gjithë parasysh se edhe mediat edhe qytetarët se përhapja e panikut është e dënueshme me ligj”, tha Mushkolaj.
Fitim Gashi, gazetar, thotë se ditëve te fundit ka parë numër të madh të lajmeve të rreme që janë shpërndarë nga qytetarët nëpër rrjete sociale.
Gashi thotë se mediat dhe kolegët gazetarë duhet pasur kujdes që të raportojnë vetëm të vërtetën në këtë kohë kur përveç krizës me coronavirus, vendi po kalon një ndër krizat më të mëdha politike.
“Mediat në këtë situatë duhet pasur kujdes që t’u ofrojnë lexuesve apo shikuesve informata të sakta e jo të atilla që jenë të rreme e që mund të ngjallin panik dhe frikë në këtë periudhë të vështrië sepse krahas panikut apo rrezikut nga coronavirusi, së fundmi kemi pasur edhe zhvillime politike që po shkaktojnë njëfarë konfuzioni dhe njëfarë përplasje ndërmjet qytetarëve për shkak të përplasjes së liderëve politikë”, thotë Gashi.
Për përhapjen e lajmeve të rreme në kohë të pandemisë, ka reaguar edhe UNESCO. Përmes një publikimi, UNESCO, ka kërkuar që mos shpërndahen të pavërteta duke raportuar se hudhra mund të luftojë coronavirusin.
“Hudhra mund të jetë i shijshme, por nuk do të ju mbrojë nga coronavirusi i ri. Mos shpërndani thashetheme. Lufta ndaj COVID-19 është po ashtu luftë ndaj dezinformimit”, ka shkruar UNESCO. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama