LAJMI I FUNDIT:

Lajmërohet “Më i madhi në vend”

Lajmërohet “Më i madhi në vend”

Lideri i Babastars, Geti, ka shpërthyer duke lansuar me tekst këngën “Ma i madhi n’ven II”.

Geti, i cili ka kohë që nuk ka lansuar këngë pas publikimit të “Pot shoh përmas”, ka pranuar sulme të ndryshme nga reperë të ‘labelave’ të tjerë, e që si duket e kanë detyruar atë të shpërthejë.

Një prej reperëve pionerë të hip hopit shqiptar flet për karrierën e tij, vështirësitë dhe thumbon rëndë reperët tjerë që së fundmi duket ta kenë shqetësuar atë.

Kënga është publikuar në mënyrë të papritur nga Geti, pasi që besohet se në prag janë lansime të projekteve me klip siç është kënga “Na jena bossa”, titullin e të cilës e zbuloi vet Geti në intervistën ekskluzive kohë më parë dhënë për Telegrafin.


Së fundmi ishin këngët “Mes neve”, “Fake remix” nga Lyrical Son dhe Mc Kresha, ashtu sikurse edhe kënga “Sa nice” nga Kaos, ato që besohet se kanë përmbajtur thumba për Getin dhe reperët tjerë të Babastars.

Geti ende është duke e shijuar suksesin e hatashëm të këngës “Pot shoh përmas”, e cila u shndërrua në hit kombëtar. /Telegrafi/