LAJMI I FUNDIT:

Lajm i mrekullueshëm, ylli i Kosovës shërohet nga coronavirusi: Vetëm kështu mposhtet kjo pandemi

Lajm i mrekullueshëm, ylli i Kosovës shërohet nga coronavirusi: Vetëm kështu mposhtet kjo pandemi

U bë futbollisti i parë i Kosovës që u prek nga coronavirusi dy javë më parë.

Por tani pas dy jave izolim, Valdrin Mustafa ka marrë lajmin më të mirë të vitit, pasi testi i fundit që ka bërë ka rezultuar negativ.

Ylli i skuadrës gjermane Hannover 96 këtë gjë e ka konfirmuar në një prononcim për Telegrafin.


Pas 14 ditëve izolim së bashku me familjen e tij, Mustafa ka thënë se më nuk ka asnjë simptomë të Covid-19 dhe se ka dalë negativ.

Valdrin Mustafa

“Testin e fundit që e kam bërë sot e kam marrë rezultatin. Falë Zotit ka dalë negativ dhe tani jam mirë”, deklaroi Mustafa për Telegrafin.

Ai tregon se gjatë kësaj kohe ka qëndruar vetëm me familjen i izoluar në shtëpinë e tij.

“Kam qëndruar për 14 ditë i izoluar në shtëpi së bashku me familjen. Kemi respektuar rregullat dhe tani gjithçka është në rregull”, vazhdoi tutje Mustafa.

22-vjeçari tregon se përveç tij testet e fundit i kanë bërë edhe anëtarët e tjerë të familjes dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.

Valdrin Mustafa

“Edhe familjarët që kanë qëndruar me mua në shtëpi kanë bërë testin dhe kanë rezultuar negativ”, përfundoi Mustafa.

Krejt në fund ai u bëri thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi deri sa të kalojë kjo pandemi.

“U bëjë thirrje të gjithëve të qëndroni në shtëpi dhe t’i respektoni rregullat, vetëm kështu mposhtet kjo pandemi”.

“Duhet të ketë shumë kujdes, pasi lehtë nuk është, por shqiptarët nuk janë dorëzuar asnjëherë dhe do ta mposhtin edhe këtë”, përfundoi Mustafa.

Kujtojmë që Mustafa aktualisht luan te Hannover 96 dhe është pjesë e rregullt e Kosovës U21. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Publikohen detaje shtesë: Janë plagosur babai dhe vëllai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit nga Kosova

Publikohen detaje shtesë: Janë plagosur babai dhe vëllai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit nga Kosova

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Mësohet se ku do ta vazhdoj karrierën Kevin De Bruyne pas largimit nga City

Mësohet se ku do ta vazhdoj karrierën Kevin De Bruyne pas largimit nga City

Premier League
Kalo në kategori