Lajçi porosit Thaçin: Çakorri është i yni..., mos i beso Isës (Foto)

Aktori i njohur shqiptar, rugovasi Çun Lajçi, i cili i është bashkangjitur fuqishëm zërave që po kundërshtojnë Demarkacionin me Malin e Zi, përmes një postimi në Facebook ka treguar se është takuar dhe ka pirë kafe me presidentin Hashim Thaçi.
Lajçi, i cili ka postuar fotografinë ku shihet me presidentin Thaçi dhe shefin e deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj, thotë se kishte qëlluar rastësisht në hotelin 'Swiss Daimond' ku Presidenti po pinte kafe, transmeton Telegrafi.
“Dhe u takuam pas shumë letrash e kritikash në rrjetet sociale. Ai Brojë unë Drelaj. Drenicë e Rugovë dhe shqiptarçe u përshëndetem e folëm”, ka shkruar Lajçi.
Postimi i plotë i Lajçit:“Ju nuk e besoni, por unë qëllova rastësisht ne Swiss Diamond ku ai po pinte kafe. ************* Unë me Çakorrin Ai me Presidencën Dhe u takuem pas shumë letrash e kritikash në rrjetet sociale. Ai Brojë unë Drelaj. Drenicë e Rugovë dhe shqiptarqe u përshendetem e folem. Me shaj tha për Çakorrin. I thashë, unë për atdheun ha m... por si njeri e shqiptar të rrespektoj - edhe si President, por Çakorri asht i yni dhe nuk falet. Mos i beso Isës as lakmiçarve i thashë, se toka nuk shitet. Në asnji shekull i Malit ZI s'ka qenë. Pastaj folem pêr Ramushin dhe për letrat " e randa " që i adresova në emnin e tij e të Isës. Vazhdo e shkruej me tha, se unë i besova komisionit dhe e nënshkrova. Gabim bane i thashë. Dhe bamë fotografi e kafën e pagoi Ramushi n' Francë. P.S Unë mbetem Çakorr, Ai President. Fotografia e Çun Lajçi” (sic.), ka shkruar Lajçi. /Telegrafi/





















































