LAJMI I FUNDIT:

Presidenca: Lajçaku u zotua se askush nuk do të kërkojë nga Kosova të negociojë kushtetutshmërinë e integritetin territorial

Presidenca: Lajçaku u zotua se askush nuk do të kërkojë nga Kosova të negociojë kushtetutshmërinë e integritetin territorial

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot priti në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun,  Miroslav Lajçak me të cilin diskutoi për procesin e dialogut me Serbinë.

Presidentja Osmani theksoi se institucionet e Kosovës janë të vendosura që të vazhdojnë dialogun, i cili duhet të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, pa prekur rendin kushtetues dhe territorin e Republikës së Kosovës.

“Ajo potencoi se Republika e Kosovës është pala konstruktive në dialog, e cila është duke ofruar propozime konkrete në këtë proces, dhe e cila i ka zbatuar marrëveshjet e arritura deri më tani, për dallim nga Serbia e cila nuk respekton marrëveshjet e arritura me Republikën e Kosovës. Z. Lajçak tha se askush nuk do të kërkojë nga Kosova të negociojë kushtetutshmërinë, integritetin territorial dhe funksionalitetin e saj të brendshëm”, thuhet në njoftimin e bërë nga Presidenca e Kosovës.


Tutje, në njoftim thuhet se “duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Malin e Zi, por edhe në Bosnje e Hercegovinë, Presidentja Osmani ngriti shqetësimin e saj për ndërhyrjen e Serbisë në çështje të rregullimit të brendshëm të vendeve fqinje, gjë që po shkakton trazira dhe një valë të re jostabiliteti në rajon”.

“Ajo potencoi që Kosova ka qenë vazhdimisht pre e tendencave të tilla për destabilizim, por fakti që diçka e ngjashme po ndodhë tashmë edhe në vendet për rreth, është thirrje për nevojën për reagim të menjëhershëm të Bashkimit Evropian në drejtim të dënimit dhe parandalimit të zhvillimeve të tilla”.

Në këtë takim, Presidentja Osmani përmendi po ashtu edhe procesin e liberalizimit të vizave. “Perceptimi i qytetarëve të Kosovës për dialogun është i ndërlidhur ngushtë me vendosmërinë e BE-së që të krijojë perspektivë të qartë integruese. Për më tepër, liberalizimi i vizave për Kosovën është jetik sa i përket kredibilitetit të BE-së”, ka theksuar presidentja Osmani, në takimin e sotëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori