LAJMI I FUNDIT:

Lahi Brahimaj kujton bisedat me gjeneralin kroat, që piu helmin në Tribunalin të Hagës

Lahi Brahimaj kujton bisedat me gjeneralin kroat, që piu helmin në Tribunalin të Hagës

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Lahi Brahimaj,  kishte kontakte shoqërore me gjeneralin kroat, Slobodan Praljak, njeriun që vrau veten në sallën e Gjykatës së Hagës duke pirë helm.

Ish-deputeti kosovar së bashku me kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe Idriz Balajn akuzoheshin nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi për “trajtim mizor, torturim dhe vrasje të të burgosurve” në atë që quhej kampi ushtarak i Jabllanicës, më 1998”.

Brahimaj, në një rrëfim për “Indeksonline”, tregon detaje interesante se si ishte njohur me gjeneralin Praljak dhe çfarë i kishte thënë për Republikën e Kosovës.


Ai thotë se është ndier i mërzitur me ta marrë lajmin për vdekjen e tij.

“Ata e kam njoft dhe shumë mu ka dhimt. Goxha burrë i mirë u kanë dhe ju kam shkru disa kroatëve për këtë rast”, shprehet ai.

Më tej, Brahimaj tregon edhe për një bashkëbisedim të gajtë që kishte me Slobodan Praljak. Ky i fundit i kishte thënë atij se do të ndihej ‘krenar’ nëse do të ishte në vendin e tyre ( Haradinajt, Brahimajt dhe  Balajt) nëse do të dënoheshin me  burgim të përjetshëm.

“Shumë herë që kam bisedu me të më ka thënë:  ‘Z. Brahimaj kur pe sho çfarë ka ndodhë nuk është krejt rastësi’. Shembull më ka thënë mu, para se me dal verdikti jonë që në nuk mujshmi me dijtë a ka me dal dënim i madh apo i vogël apo hiq, njerëzit kanë mujt me supozu çfarë dënimi po me dijt kërkush s’ka mujt me dijt. Më thojke ‘me kanë në situatën e juve burg të përjetshëm mem dhanë e kisha nënshkru me kënaqësi, sepse ju e keni fitu shtetin kurse ne kemi bë shumë e s’kemi fitu hiq’. Thojke ‘1 vjet mem dënu unë nuk e pranoj shpirtërisht, sepse nuk e kam fitu atë për çfarë kam luftu”, tregon ish-deputeti kosovar.

Megjithatë, Brahimaj thotë se vetëvrasja e nuk ishte krejtësisht e rastësishme, pasi, sipas tij, gjenerali kishte karakter të burrit dhe qëndrimet i kishte të palëkundura.

“Unë dje si e kam pa atë çfarë ka ndodhë gjatë seancës e kam dijtë që nuk pshton sepse nuk e ka kryet si Shesheli që bëjke aktrim. Qëndrimin e tij e kam dijtë se nuk e ka ba veç me ba filma për me myt veten dhe e kam dijtë që nuk ka ndonjë shancë me pshtu”, ka thënë ai.

Tutje, Brahimaj tregon edhe variantin se si Praljak, i njohur me pseudonimin “Brada”, kishte mundësinë për ta futur helmin brenda sallës gjyqësore në Hagë.

“Plot mundësi ka pas me shti, alkool e këso senesh. Në Parlament të Kosovës a e kanë shti gazin lotsjellës s’di sa herë. Skaneri i detekton vetëm metalet dhe plot varianta kanë qenë që nuk detektohen. Plus gardianët i ka njoft qe 12-13 vjet, ka pas përditë procedura dhe ai krijon besim që nuk i kanë gjet asgjë të keqe dhe i bëjnë një kontroll sipërfaqësor.  S’ka pas kurrë me zanë naj familjarë të tij apo diçka”, është shprehur ai.

Ndryshe, Praljak ishte njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë të kroatëve të Bosnjës që u dënua me 20 vjet burgim më 2013 për krime në Mostarin lindor.

Kurse me të dëgjuar se dënimi i tij u rikonfirmua, ai iu drejtua gjykatësit: “Sapo piva helmin”. /Indeksonline/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori