Në laboratorin Fermi të Çikagos po merr fund kërkimi njëzetepesëvjeçar për një prej elementëve kyçë që ndihmon për të shpjeguar strukturën e gjithësisë. Akseleratori Tevatron, ku bëhet përplasja e pjesëzave nënatomike do të mbyllet brenda këtij viti.
Pas kësaj, kërkimet për gjetjen e së ashtuquajturës “Pjesëza e Zotit”, do t’i kalojnë plotësisht akseleratorit të madh Hadron në Gjenevë të Zvicrës. Por Tevatroni ende nuk e ka plotësuar misionin e tij. Ka më shumë se 15 vjet që shkencëtari Robert Roser kërkon pjesëzën nënatomike të quajtur "Higgs Boson."
"Higgs Boson është një pjesëzë hipotetike që ne besojmë se ekziston për të plotësuar një të metë në modelin standard. Për ne, modeli standard është mekanizmi matematik i funksionimit të gjithësisë. Problemi është se ky model nuk e shpjegon dot nocionin e masës."
Zbulimi i pjesëzës Higgs Boson, i njohur si “Pjesëza e Zotit”, mund t’u jepte shkencëtarëve përgjigjen për shumë prej pyetjeve më të rëndësishme që shtrohen sot para njerëzimit.
"Pyetja që ne shtrojmë është se si funksionon gjithësia dhe përse është e ndërtuar kështu?”
Për të gjetur këtë pjesëzë hipotetike, shkencëtarët në Laboratorin Fermi përdorin akseleratorin Tevatron për të bërë përplasjen e protoneve dhe antiprotoneve. Me të dhënat që marrin ata përpiqen të diktojnë shenja të ekzistencës së saj. Deri tani nuk e kanë gjetur, por Roser thotë se ata mund të kenë gjetur diçka tjetër.
"Duke kontrolluar të dhënat që kemi nxjerrë gjatë dhjetë vjetëve, ne po veçojnë ato që kemi mësuar nga këto të dhëna. Këtu për shembull, mund të shihni dëshminë e ndoshta një pjesëze të re. Ndoshta gjatë muajve të ardhshëm mund të dalin edhe gjëra të tjera po aq interesante."
Zbulimi i një pjesëze nënatomike ndoshta të panjohur më parë, mund të jetë edhe zbulimi i fundit që bëhet me Tevatronin.
"Çdo gjë e mirë ka fundin e saj dhe ky do të jetë fundi i Tevatronit. Ai ka patur një karrierë të lavdishme, 25-vjeçare, mjaft e gjatë për një akselerator."
Pier Oddone është drejtor i Laboratorit Fermi. Ai thotë se financimi që duhet për të vazhduar kërkimin e pjesëzës Higgs Boson, nëse ajo ekziston, e kalon buxhetin vjetor të laboratorit prej 400 milion dollarësh.
"Kjo është sa një e treta e buxhetit të laboratorit të Gjenevës."
Në laboratorin CERN të Gjenevës ndodhet akseleratori i madh Hadron, i ndërtuar në bashkëpunim me laboratorin Fermi dhe që është më i fuqishëm se Tevatroni. Kur Tevatroni të mbyllet, fokusi në këtë fushë do të zhvendoset nga Amerika në Evropë.
"Në dy dekadat e fundit fokusi nisi të zhvendoset kur filloi ndërtimi i laboratorit të Gjenevës me akseleratorin gjigant që ne u përpoqëm të ndërtojmë në Teksas e që quhej superakseleratori superpërcjellës. Ne e mbyllëm tonin por evropianët e vazhduan punën dhe kjo çoi në këtë diferencë përsa i përket financimit të laboratorëve."
Shkencëtarët thonë se edhe pse laboratori Fermi mund të humbë nga prestigji i tij kur të mbyllet Tevatroni, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë mjaft të pranishme në fizikën e pjesëzave. Robert Roser thotë se Tevatroni ka qenë një përpjekje ndërkombëtare dhe do të vazhdojë të njihet si i tillë edhe pasi kërkimet të jenë zhvendosur në Gjenevë.
"Në këtë eksperimetg marrin pjesë 15 vende. Rreth 300 nga 600 bashkëpunëtorët janë nga institucione joamerikane. Pra kemi të bëjmë me një bashkëpunim të madh ndërkombëtar. Sot, e gjithë shkenca është e tillë."
Edhe pasi Tevatroni të shuhet, ai do të vazhdojë të luajë rol në laboratorin Fermi. Inxhinjerët do të hapin disa pjesë të tunelit ku më parë nuk mund të hyhej dhe do të ekspozojnë në to disa pajisje të akseleratorit, që do të mund të vizitohen nga publiku i gjerë. /VOA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
Dy aeroplanë përplasen në pistën e aeroportit të Seattle
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Trump, gazetares afgane: Nuk po e kuptoj asnjë fjalë që po thoni
Ukraina dhe Rusia tashmë janë përpjekur të negociojnë, por gjërat nuk shkuan mirë
Netanyahu i dha Trumpit një pejxher ari për nder të operacionit kundër Hezbollahut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin