Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka paralajmëruar protestë për masat e reja që janë ndërmarrë ndaj COVID-19 në vend.

Ai vetëm pak orë më parë bëri një shkrim lidhur me këtë - drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt, teksa tani shtoi se do të dalë në protestë së bashku me fëmijët e tij.


Sipas tij, protesta do të mbahet të mërkurën para Qeverisë dhe bashkë me të do jetë edhe Shoqata e Gastronomëve.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të Labit të bërë në rrjetin social, Facebook:

"THIRJE PËR PROTESTË UNË DO TË DAL ME FEMIJÊT E MI, E JU VIPA RRINI NË SHPI PRITNI VENDIME TË CIRKUZAVE QË UA KANË LANË FEMIJET PA BUK. VIRUSI IKU ÇKA KA TASH MBASE I LEJUAN AJROPLANAT ME ARDH PSE NEVE MOS ME NA LAN. KJO ËSHTË E QËLLIMSHME. Do ju kêrkoj juve që të na pêrkrahni në protesten e radhës diten e merkure para QEVERISË SONË TË KOSOVËS! Monistri Zemaj, ka mbrojtur interesat e atyre që punuan me Laboratorë duke marrur mijera euro , kurse nga ne nuk kanë interesa dhe na kanë ndaluar cdo aktivitet. Imagjinojeni mos me i lan me punua kafiterite dhe restaurantet dhe plus keni pagua nga 500€ denime dhe prap me ba hajgare me ju qe vetë të punësuar jeni se nuk ua ka bere Qeveria vendet e punes ato që i pati premtua Isa Mustafa, Thaqi e të tjerët! Ndegjoni mirë, pa dyshim se na kanë shtrirë për muri, veq që punohet një anshëm e me i shkatrrua me mijera biznese nuk e kemi meritua. Me tregoni sa jeni për protesta unë dhe shoqata e gastronomëve dalim dhe këtë kurrë se bëjë për kengetarë se me kanë lan vetë, por e bej për ju që ju si CLUBE na e keni ba vendin ku ne kemi mujt me punua e me mbajt familjen. Pra , pêr pronarët e gastronomisë ku i keni larguar nga 10 puntor se paku. Labi FKSH. Të merkuren nga ora 10:00 para Qeverisë. Këtë fëmijë mbaj me buken që ma jep Kosova, nuk dua të ik nga ky vend si pasoj e politikës se keqe që po ikin rinia. E dua vendin tim dhe punën qe bej me nderë e jo me hajni si disa nga Qeveria. Edhe ju mbani femijet e juaj, ngrituni ne kembë".

/Telegrafi/