Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke komentuar rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare, ka thënë se “mençuria themelore e një subjekti politik është të lexojë drejtë rezultatin zgjedhor”.
Mustafa, përmes një postimi në Facebook , ka thënë se “për individët me prirje dhe anësi të ndryshme politike, më së lehti është që rezultati të lexohet ashtu si ata e dëshirojnë dhe unë si kryetar i LDK-së të akuzohem si njeri i zemëruar dhe intatçor. E vërteta e këtyre zgjedhjeve është se asnjë subjekt politik shqiptar nuk mund të krijojë qeverinë vet me këto vota, dhe as me komunitetet joshumicë. E vërteta tjetër e hidhët është se qeverisja e vendit rrezikon të jetë e varur shumë nga vullneti i Listës Serbe, përkatësisht nga Serbia, në qoftë se ne nuk gjejmë konsensus shqiptar. Dhe një e vërtetë tjetër është se qëndrimet e LDK-së që mos të vazhdohen mandatet e rezervuara për komunitetet joshumicë, e minimizojnë këtë rrezik nga lista serbe, sepse duke analizuar pjesëmarrjen e tyre në këto zgjedhje, me vende të rezervuara ata do të arrinin të kenë deri afër 20 deputetë në Kuvend, që do të ishte krejtësisht e padrejtë”.
Sipas Mustafës, është fakt i pamohueshëm se qytetarët në këto zgjedhje u deklaruan me rreth 34 % të votave që me këtë vend të qeverisë PDK-ja me AAK-në me Nismën dhe me dhjetë subjekte tjera që e gjetën afërsinë me PDK-në.
“Pra të qeverisin ata që fajësohen për kapje të shtetit, për zhvatje, për afera korruptive… Fakti është që rreth 28 % e qytetarëve votën ia dhanë VV-së, subjektit që së bashku me AAK-në dhe Nismën, në këtë mandat e mbushën Kuvendin me gaz lotësjellës, na kallën me mollotov dhe dyshohen për akte tjera. Pra, atyre që me akte të dhunës vepruan në përmbysjen e qeverisë. Dhe po ashtu fakti është që Koalicionit LDK, AKR, Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi qytetarët ia dhanë besimin me rreth 26% të votave. Pra, subjektit që në mandatin e fundit drejtoi Qeverinë e Kosovës, që siguroi rritje të lartë ekonomike, zvogëlim të papunësisë, nuk pati afera korruptive dhe u pengua në liberalizimin e vizave, jo vetëm nga opozita por edhe nga deputetët e vet”, ka thënë Mustafa.
“Në qoftë se e marrim si relacion matematikor, është vështirë që kjo votë të kualifikohet si votë për ndryshime. Si relacion matematikor, nuk mund të mblidhet dhe të kualifikohet as si votë për vazhdimësi të qeverisjes, siç mundohet dikush ta interpretojë. Sepse asnjë subjekt nuk e ka marrë shumicën. Prandaj çdo njëra nga subjektet politike ka të drejtë t’i lexojë dhe kuptojë rezultatet ashtu siç ato figurojnë. Nuk është në vullnetin e inatit apo zemërimit që unë si kryetar i LDK-së të vendos se kundër kujt duhet të pozicionohemi. Është në përgjegjësinë e LDK-së dhe të partnerëve të koalicionit që në organet tona të vlerësojmë rezultatin tonë dhe rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve dhe të vendosim për veprimet e mëtutjeshme. Është e padrejtë që dikush të konstatojë se unë kam vendosur vet për koalicionin e fundvitit 2014 me PDK-në. Është e vërtetë se unë e kam nënshkruar marrëveshjen për koalicion dhe se nuk pendohem për një marrëveshje të tillë. Por, marrëveshjen e kam bërë mbi bazën e vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Por, po ashtu, është e vërtetë se kundërshtimi i koalicionit tani me PDK-në nuk është vetëm çështje vullnetit tim, por e një konsensusi të plotë të degëve të LDK-së që të mos bëhet koalicion në këtë mandat me PDK-në. Prandaj është çështje e mbyllur”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka shtuar tutje se sa i përket interpretimit se ai apo LDK do të jetë kundër ndryshimeve, në qoftë se nuk bëjnë koalicion me VV apo nëse nuk i bashkangjitemi Vetëvendosjes, mendoj se është një interpretim i gabuar.
“Qytetarët nuk kanë vendosur kështu. Asnjëri nga subjektet konkurruese në këto zgjedhje nuk e ka marrë besimin e plotë të qytetarëve për të qeverisur. Është në vullnetin tonë të vlerësojmë, natyrisht pa inate dhe pa zemërime por edhe pa i pranuar animet e jashtme, se çfarë është në interes të vendit”, ka thënë Mustafa.
Për Mustafën, pyetja themelore që shtrohet është se cilat ndryshime i nevojiten vendit.
“Përgjigjen si LDK do ta kërkojmë në dialogun tonë të brendshëm, në bisedat me VV me AAK-në me Nismën. Do të shikojmë kah ardhmëria. Nëse pajtohemi në konceptet tona dhe nëse arrijmë të gjejmë rrugë të përbashkëta, atëherë edhe zgjidhja do të jetë e përbashkët. Nëse jo, qytetarët kësaj radhe ia kanë caktuar vendin çdo subjekti, me të drejtë apo jo, të informuar mirë apo jo, është çështje tjetër, por ne do të sillemi sipas verdiktit të popullit”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Xhavit Haliti: PDK-ja do t’i trajtojë me dinjitet vlerat e luftës së UÇK-së
Tetovë: Dy mijë kërkesa për legalizim të objekteve
Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të Aushvicit: Është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite