Policia e ka lënë të hapur edhe mundësinë që Mbreti i muzikës pop të jetë vrarë, ndërsa motra e këngëtarit, La Toya Jackson, ka shprehur mendimin e saj që Jackson është vrarë.

Tablodiet britanike e citojnë atë të ketë thënë se shumë njerëz kanë punuar kundër vëllait të saj dhe ajo mendon se ai është vrarë.

Ngjashëm është shprehur edhe ditë më parë babai i këngëtarit, Joe Jackson, duke thënë se shkak i vdekjes së djalit të tij nuk janë barnat dhe arresti kardiak, porse ai është vrarë.