LAJMI I FUNDIT:

La Liga në alarm, klubet e Ligës Premier po marrin lojtarët e rinj duke paguar shuma të mëdha – por shumë prej tyre dështojnë

La Liga në alarm, klubet e Ligës Premier po marrin lojtarët e rinj duke paguar shuma të mëdha – por shumë prej tyre dështojnë

Liga Premier shihet si liga më e mirë në botë për shkak të emrave të mëdhenj që luajnë aty dhe shumave të mëdha që paguhen çdo afat kalimtar.

Kjo ka bërë që shumë talente të Spanjës të zgjedhin Anglinë si destinacionin e tyre.

Klubet spanjolle po e kanë gjithnjë e më të vështirë të konkurrojnë me shumën e parave që ofrohet në Angli, gjë që ka çuar në eksodin  lojtarëve të rinj që kalojnë në Ligën Premier nga La Liga.


Shembulli i fundit është Marc Cucurella, një lojtar me perspektivë në Spanjë, i cili pritet të bashkohet së shpejti me Brighton, ekipin që përfundoi në vendin e 16 -të në Ligën Premier sezonin e kaluar, por shuma që do të paguhet për të është 18 milionë euro, duke e bërë ofertën e Atletico Madridit të vogël në krahasim me atë të anglezëve.

Bryan Gil gjithashtu është transferuar në Angli duke kaluar në Tottenham për 25 milionë euro nga Sevilla, pasi shkëlqeu si huazim te Eibar në edicionin 2020/21.

Një anëtar tjetër i ekipit olimpik spanjoll i cili gjithashtu është transferuar në Ligën Premier është portieri Alvaro Fernandez, i cili tani është i huazuar në Brentford me një mundësi për tu blerë për vetëm 4 milionë euro, ndërsa Junior Firpo është transferuar në Leeds United nga Barcelona.

Sezonin e kaluar ishin Ferran Torres dhe Eric Garcia që lanë futbollin spanjoll për të kaluar në Angli.

Përshtatja me lojën angleze nuk është e lehtë dhe shumë lojtarë kanë dështuar kur kaluan në Ligën Premier.

Brahim Diaz dhe Manu Garcia ishin te Manchester City si shumë të rinj, për t’u transferuar përsëri në La Liga.

Rasti i Eric Garcia nuk është aq i ndryshëm, por Pep Guardiola i dha një rast mbrojtësit para se të transferohej në Barcelonë këtë verë.

Gerard Pique u largua nga Barcelona dhe u bashkua me ekipin e të rinjve të Manchester United para se ai të kalonte në ekipin e parë të klubit anglez dhe të dërgohej në huazim te Real Zaragoza, ku filloi të tregonte talentin e tij.

Pastaj, më vonë ai u kthye në Barcelonë.

Lista e lojtarëve spanjollë që kanë rënë ‘viktimë’ e parave të Ligës Premier është e gjatë dhe ndoshta të rinjtë e sotëm duhet të mendojnë para se të ndërmarrin një lëvizje jashtë vendit të tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Ndërkombëtare
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Kalo në kategori