LAJMI I FUNDIT:

La Liga, heroi Caballero

La Liga, heroi Caballero

Atletico Madridi dështoi ta fitonte titullin e La Ligas në javën e parafundit, pasi barazoi me rezultat 1-1 kundër Malagas në Vicente Calderon.

Njeriu që ia pamundësoi ekipit të Simeones fitimin e trofeut, ishte portieri mysafir Willy Caballero.

Në ndërkohë, barazim regjistroi edhe Barcelona (0-0), si mysafir i Elches, ashtu që titulli do të vendoset fundjavën që vjen në Camp Nou, ndërmjet Blaugranëve dhe Los Rojiblancos.

Real Madridi humbi shanset për titull edhe matematikisht pas humbjes prej 2-0 nga Celta Vigo.


Formacioni i javës së 37-të në La Liga (3-4-3):

Portier: Willy Caballero (Malaga).

Mbrojtës: Sergio Escudero (Getafe), Mateo Musacchio (Villarreal), Marcelo (Real Madrid).

Mesfushorë: Iker Muniain (Athletic Bilbao), Patxi Punal (Osasuna), Verza (Almeria), Rafinha (Celta Vigo).

Sulmues: Angel Rodriguez (Levante), Javi Guerra (Valladolid), Charles (Celta Vigo).

/Telegrafi/