Los Angeles Clippers kanë vazhduar me fitore në NBA, derisa kanë marrë të pestën radhazi.

Skuadra nga Los Angelesi ka mposhtur Philadelphia 76ers me 10 pikë diferencë, 122:112 në një ndeshje fantastike.


Në dy çerekët e parë loja ishte shumë e barabartë, derisa Clippers në çerekun e tretë shkuan në epërsi prej 14 pikëve dhe arritën deri në fund ta menaxhonin mjaftë mirë rezultatin.

3000 scaled

Epërsia më e lartë e vendasve u shënua në çerekun e parë, kur ajo shkoi deri në 19 pikë.

Kawhi Leonard ishte më meritori për këtë fitore të Clippers me 28 pikë, katër kërcime e katër asistime.

Me lojë të mirë të vendasit u dalluan edhe Paul George me 24 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime si dhe Mann që shtoi 23 pikë të tjera.

usa today 15808412.0

Thobias Harris ishte më efikasi tek mysafirët me 29 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/ Rezultatet:

Milwaukee Bucks - New York Knicks 96:102

Minnesota Timberwolves - Houston Rockets 107:129

Washington Wizards - Detroit Pistons 106:92

San Antonio Spurs - Chicago Bulls 120:104

New Orleans Pelicans - Dallas Mavericks 112:103

Oklahoma City Thunder - Boston Celtics 94:111

Utah Jazz - Memphis Grizzlies 126 : 110

Los Angeles Clippers - Philadelphia 76ers 122:112

Sacramento Kings - Cleveland Cavaliers 100:98

telegrafi sport app