Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet i dhanë fund thashethemeve për ndarje teksa dolën së bashku në një paraqitje të rrallë në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit “Marty Supreme”, të mbajtur të hënën në Los Angeles.

Çifti, i cili është në lidhje prej më shumë se dy vjetësh — mahniti me veshje në nuanca neon-portokalli, ndërsa pozonin dorë për dore.


Të dy nuk ngurruan të shfaqnin afeksion publik, pasi dora e aktorit të “Call Me By Your Name” nuk u largua asnjë çast nga beli i Jenner.

Foto: Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet / FilmMagic

Edhe 28-vjeçarja u mbështet me butësi tek ai gjatë pozimeve për fotografët.

Për mbrëmjen, ylli i “The Kardashians” shkëlqeu me një fustan të gjatë deri në tokë, me dekolte të theksuar dhe detaje prerjesh në bel.

Foto: Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner / GettyImages

Ajo i stiloi flokët e errët drejt dhe mbante një gjerdan tërheqës që binte menjëherë në sy.

Chalamet kompletoi pamjen e tij me pantallona dhe xhaketë prej lëkure në neon-portokalli dhe me çizme Timberland të së njëjtës ngjyrë.