Telegrafi

Ky shofer ka parkuar “anash” veturën e tij në garazh – shumë të habitur, por ka të tillë që kanë treguar pse mund ta ketë bërë një gjë të tillë

Parkimi në një garazh me dy makina është shumë i lehtë, por pronari i këtij BMW ka vendosur t’ia vështirësojë jetën vetes duke parkuar në këtë mënyrë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja e parkimit të çuditshëm të shoferit të BMW-së u shpërnda së fundmi në TikTok dhe tregon shoferin duke dalë në mënyrë të pasigurt nga garazhi.

@linagarbuzov My neighbor is interesting ? #ohno #weirdneighbor #weird #needhelp ♬ Oh No – Kreepa

Një video vijuese u postua më pas në internet, këtë herë duke treguar se si pronari hyn me kujdes në garazh.

@linagarbuzov Reply to @laura.n.caudillo Part 2 of my neighbor #weirdneighbors ♬ original sound – thenateeffectheee

Ashtu si ne, shumë njerëz kanë mbetur të hutuar se pse dikush do të parkonte kështu, por ka një arsye për të cilën mund të mendojmë.

Është e mundur që pronari i X3 të jetojë në një zonë ku vjedhjet janë mjaft të zakonshme dhe nuk dëshiron të rrezikojë që dikush të hyjë në garazh dhe të largohet me shpejtësi me veturën e tij.

Një nga komentuesit ka treguar se si babai i tij parkonte anash në garazhin e tij ashtu si kjo kur shkonte me pushime për të mbajtur të sigurt motoçikletën e tij, kështu që është e mundur që pronari i kësaj BMW gjithashtu dëshiron të mbajë diçka veçanërisht të sigurt në garazh. /Telegrafi/