Ky shejk i gjelbër jo që është vetëm i shëndetshëm, por shëron puçrrat dhe aknet! (receta)

Ekspertja e kozmetikës Abigail Jenkins, e cila kujdeset për bukurinë e shumë personaliteteve të famshme të Hollywoodit, ka zbuluar sekretin e vet të madh.
Fjala është për lëngun i cili pastron fytyrën, transmeton Telegrafi.
Nuk i dihet, në fytyrën tuaj shpesh mund të shfaqen aknet dhe puçrrat e mërzitshme, pra është me rëndësi që të dini që ky problem nuk zgjidhet vetëm nga ana e jashtme, por edhe nga brenda – me ushqimin e drejtë.
Përbërësit:▪ lëng nga gjysmë limoni ▪ gjysmë kastraveci të vogël ▪ një grusht spinaq të freskët ▪ dy fletë të vogla lakre me gjethe (Brassica oleracea acephala) ▪ një lugë fara maraje (Foeniculum vulgare) ▪ një lugë xhenxhefil të freskët të grirë ▪ një mollë apo dardhë për ëmbëlsim ▪ 2 dcl ujë
Të gjithë përbërësit i hidhni në blender apo në aparat për lëngje, bluani mirë derisa përbërësit të bashkohen dhe pastaj e pini.
Secili përbërës nga kjo pije ndikon në shërimin e akneve, në pengimin e proceseve të inflamacioneve të lëkurës.
Kastraveci – është i pasur me vitaminën A dhe me kalium, qetëson aknet dhe ftoh lëkurën.
Farat e marajës dhe xhenxhefili – janë përbërës antiinflamatorë.
Limoni – bën detoks të mëlçisë dhe i ndihmon t’i eliminojë helmet të cilat shkaktojnë inflamacionin e lëkurës.
Spinaqi dhe lakrat me gjethe – janë të pasura me klorofil dhe antioksidante, ndihmojnë lëkurën që të shërohet.



















































