LAJMI I FUNDIT:

Ky kalkulator parashikon se kur do të vdisni – me një saktësi të frikshme

Ky kalkulator parashikon se kur do të vdisni – me një saktësi të frikshme

Inxhinierët kanë krijuar një chatbot të Inteligjencës Artificiale (AI) që mund të parashikojë se kur do të vdisni me saktësi 78 për qind.

Kalkulatori me AI, i quajtur Life2vec, mund të përcaktojë gjithashtu edhe se sa para do të keni kur të vdisni, transmeton Telegrafi.

Modeli i krijua nga shkencëtarë në Danimarkë dhe SHBA, të cilët futën në model të dhëna nga të dhënat shëndetësore dhe demografike daneze për gjashtë milionë njerëz. Ashtu si ChatGPT, modeli mësoi të parashikonte se çfarë do të vinte më pas bazuar në fjalët para tij.


Por, ndryshe nga ChatGPT, ky chatbot përdor informacione të njerëzve sikurse të ardhurat, profesionet dhe të dhënat mjekësore për të përcaktuar se sa do të jetoni, në vend që të “kompozojë poezi”.

Edhe pa këtë matës, tashmë dihet se faktorë të ndryshëm mund të luajnë rol në jetëgjatësinë e njeriut.

Ekipi ka testuar aplikacionin Life2vec në një grup njerëzish të moshës midis 35 dhe 65 vjeç, gjysma e të cilëve vdiqën midis vitit 2016 dhe 2020.

Life2vec parashikoi se kush do të vdiste dhe kush do të jetonte më gjatë,  me saktësi befasuese prej  78 për qind.

Megjithatë, vlen të theksohet se chatboti ende nuk është i lansuar për publikun. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Risi interesante po vijnë në WhatsApp

Risi interesante po vijnë në WhatsApp

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Teknologji
Apple prezanton iPhone 16e, një version më i lirë i iPhone 16 - çmimi dhe detaje të tjera

Apple prezanton iPhone 16e, një version më i lirë i iPhone 16 - çmimi dhe detaje të tjera

Teknologji
Apple tërheq mjetin për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve nga Mbretëria e Bashkuar

Apple tërheq mjetin për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve nga Mbretëria e Bashkuar

Teknologji
Kalo në kategori