Ky është zëvendësuesi ideal i retinolit për vajzat me lëkurë të ndjeshme

Acidi hialuronik, vitamina C, acidi salicilik, niacinamidi, ceramide dhe shumë përbërës të tjerë aktivë janë bërë mjaft popullore në industrinë e bukurisë vitet e fundit. Tendenca më e madhe në kujdesin e lëkurës kohët e fundit është përdorimi i tyre dhe fokusimi në vetitë e dobishme që ato i ofrojnë lëkurës
Megjithatë, ka disa përbërës që, ndërsa bëjnë mrekulli për shumë probleme të lëkurës, mund të kenë edhe disa efekte anësore. Një shembull klasik është retinoli, përbërësi i preferuar në produktet kundër plakjes së lëkurës, por ndërkohë që ka sukses në këtë, mund të shkaktojë skuqje, kruajtje ose ndjesi djegieje, thatësi, veçanërisht tek vajzat me lëkurë të ndjeshme.
Fatmirësisht për të gjithë vajzat me lëkurë të ndjeshme që nuk mund ta përdorin, ekziston një përbërës tjetër me të njëjtat përfitime, pa asnjë efekt anësor.
Ky element është bakuchiol, një përbërës vegan që rrjedh nga ekstrakti i farave të bimës babchi, e cila gjendet në vendet e Azisë Lindore, shkruan Marie Claire.
Funksionon si një retinol me bazë bimore dhe ka efekte anti-plakje, anti-inflamatore dhe antibakteriale.
Bakuchiol ofron spektrin e plotë të efekteve të dobishme të retinolit dhe ka rezultate të dukshme, pa efekte anësore të padëshiruara, ndërsa rekomandohet për përdorim nga gratë shtatzëna ose gjidhënëse si dhe për lëkurë shumë të ndjeshme.
Produktet që e përmbajnë në përbërjen e tyre ofrojnë shkëlqim, elasticitet dhe pamje rinore, përmirësojnë tonin e lëkurës dhe lëmojnë rrudhat, citon Anabel.
Pra, nëse retinoli nuk është i duhuri për lëkurën tuaj të ndjeshme, gama e gjerë e industrisë ka menduar edhe për ju duke zbuluar bakuchiol. E vetmja gjë që duhet të bëni është që në blerjet e radhës të kërkoni produkte që e përmbajnë këtë element. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Keni nevojë për këpucë që shkojnë me pantallona të gjera? Ne zgjodhëm pesë opsione që janë në modë

Përse është e rëndësishme të hiqni bizhuteritë para se të shkoni në shtrat?

Fustanet me lule: Si t’i kombinosh me shije dhe thjeshtësi
Amal dhe George Clooney kanë mënyrën më të çuditshme për të rritur fëmijët e tyre

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Pesë ide si ta kombinoni ngjyrën e momentit me stil

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat