Chan Tong Kai, 20-vjeç, djaloshi për të cilin praktikisht filluan protestat në Hong Kong, është liruar nga burgu.

Ai akuzohej për vrasjen e të dashurës shtatzënë në Tajvan gjatë vitit të kaluar si dhe ikjen në Hong Kong, transmeton Telegrafi.


2 100

Ndërkohë ai ishte arrestuar nën akuzën për shpëlarje parash pasi kishte vjedhur para nga kartela e banës së partneres, kurse për vrasjen e saj pritet të gjykohet.

E rasti i tij ka bërë që të ndërrohen planet për ligjin e ekstradimit, me ç'rast kishin filluar protestat e dhunshme.

3 84

Megjithatë Chan u lirua pas 19 muajve burgim dhe publikisht i kërkoi falje familjes së viktimës, duke pranuar se është i gatshëm të dorëzohet tek autoritet e sigurisë së Tajvanit.

Në anën tjetër autoritetet në Hong Kong kanë njoftuar se Chan është liruar për t'u dorëzuar tek autoritetet e Tajvanit.

4 65

E ligji i propozuar për ekstradimin do t'i mundësonte Hong Kongut ta dorëzojë të dyshuarit në vendet me të cilat nuk kanë marrëveshje për ekstradim, përfshirë Makaun. /Telegrafi/