Ky është qëndrimi i Lëvizjes Besa lidhur me tryezën e partive shqiptare në Maqedoni

Lëvizja Besa në adresë të Telegrafit në Maqedoni ka nisur një deklaratë ku e komenton tryezën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, duke thënë se kjo tryezë nuk është konstituar.
”Meqë në opinionin tonë kohëve të fundit po ngrihet shumë pluhur për Deklaratën e Përbashkët të Partive Shqiptare në Maqedoni dhe për organizimin e Tryezës së Partive Parlamentare Shqiptare në Maqedoni, ndiejmë nevojë që të sqarojmë se gjithë kjo zhurmë bëhet që disa parti politike shqiptare në Maqedoni të përfitojnë politikisht në vigjilje të zgjedhjeve lokale.”
”Me këtë rast para së gjithash shprehim indinjatën tonë se kryetari i BDI-së dhe një deputet i saj, në paraqitjet e tyre mediale, deklaruan në mënyrë infantile se Deklarata është hartuar në Shkup, madje edhe nga vetë ata. Kjo le që nuk është e vërtetë, por është ofendim edhe për lehtësuesit e arritjes së asaj Deklarate, si edhe për mbështetësit e saj. Sidoqoftë, ajo u mbetet në ndërgjegje atyre.”
”E vërteta është se, në relacion me Tryezën e Partive Parlamentare Shqiptare në Maqedoni, qëndrimi i Lëvizjes BESA ka qenë se nuk pranon takim që iniciohet me ftesë të kryetarit të BDI-së në Shkup dhe kjo ka qenë e njohur për opinionin. Ai që ishte fajtori kryesor që BESËS iu morën dy deputetë për t’iu dhënë VMRO-së dhe i cili për 15 vjet e nëpërkëmbi interesin shqiptar, për çka flet edhe përmbajtja e Deklaratës (që erdhi vetëm pas paraqitjes së BESËS në skenë), dhe ai që nuk ka më legjitimet të përfaqësimit të shqiptarëve, nuk është i denjë as të ftojë takim të partive shqiptare në Maqedoni. Ai mund të jetë kryeplak për ndonjë parti a aleancë tjetër, por për neve ai është Kryefajtori i gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni.”
”Për këtë arsye, nismat e tilla, gjoja në emër të interesave madhore shqiptare, por duke abuzuar me Tryezën, për neve janë qëllimkëqija dhe synojnë vetëm rehabilitimin e atyre që për 15 vjet rresht e kanë rrënuar skajshmërisht interesin e shqiptarëve në Maqedoni. Atij që mund t’i duhen takime publike me BESËN, që si Pilati t’i lajë duart nga krimi, ne nuk mund t’ia mundësojmë këtë kënaqësi.”
”Për këtë arsye, derisa nuk ka nismë për konvokimin e Tryezës sipas saj që jemi marrë vesh, kjo i bie se ajo nuk do të organizohet fare. Rrjedhimisht, takimet që bëhen në emër të Deklaratës, më shumë u ngjajnë bisedimeve për koalicionin e ardhshëm BDI-Aleanca sesa që mund të jetë Tryeza e dakorduar me Deklaratën. Kjo për faktin e thjeshtë se Tryeza as që është konstituuar ndonjëherë, por ato janë takime që kanë filluar në “A. Palace” dhe që vazhdojnë ndërmjet partive të sipërpërmendura dhe ne nuk kemi asnjë të drejtë të ndërhyjmë në bashkëpunimin e tyre.”
”Megjithatë, kjo nuk e pengon implementimin e Deklaratës, ngase Lëvizja BESA nuk ka hequr dorë nga mbështetja e Deklaratës dhe kurdoherë që pikat e saj do të vijnë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, deputetët e saj do t’i mbështesin ato.” thonë nga Lëvizja Besa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës