Fjetja me shpinë është parë si një nga mënyrat më të shëndetshme për trupin. Edhe pse ka mendime pro dhe kundër për çdo pozicion gjumi, është një mënyrë që mjekët e theksojnë si më të mirën.
Në fakt, të gjithë e kanë nisur gjumin me shpinë, që kur kanë qenë bebe, kështu që pse të mos e praktikosh edhe në moshë të rritur?
Arsyeja pse mjekët rekomandojnë këtë pozicion, në krahasim me çdo pozicion tjetër (përmbys, majtas apo djathtas) është për shkak se ky lloj pozicioni ka më shumë të mira se të këqija.
Të gjithë ata që flenë me shpinë kanë më pak dhimbje qafe dhe dhimbje shpine, sepse trupat e tyre qëndrojnë në një pozicion neutral gjatë gjithë natës. Po ashtu, fjetja me shpinë këshillohet edhe për shkak se parandalon rrudhat.
Ky është i vetmi pozicion në të cilin fytyra nuk sforcohet gjatë natës. Një arsye tjetër është edhe takikardia.
Nëse fle me shpinë, rrahjet e zemrës janë normale, sepse mbi të nuk ushtron presion ashtu siç ndodh kur fle përmbys.
Doktorët këshillojnë se mënyra më e mirë për të fjetur me shpinë është një jastëk i fryrë, në mënyrë që ta mbash kokën të mbështetur, por është mirë që jastëku të mos jetë shumë i lartë.
Nëse fle me kokën lart, eliminon edhe problemet e stomakut me acidet.
Nuk duhet harruar, sipas mjekëve, që ky pozicion rrit shanset për të gjithë ata që gërhasin, megjithatë ky është i vetmi argument kundër.
Përpiqu ta mësosh veten në këtë pozicion dhe kupto nëse trupi do të ndihet ndryshe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës