Ky është momenti kur një kamion italian me emigrantë zbrazet në Britaninë e Madhe (Foto)

Kamioni normalisht transporton mallra, por si në shumë raste të tjera, emigrantët e jashtëligjshëm shkojnë në Britani.
Momenti shokues siç e cilëson “Daily Mail”, u filmua nga policia britanike në Herold Hill, në lindje të Londrës.
Në kamion ishin tetë emigrantë si dhe tre fëmijë. Ata u arrestuan si të dyshuar për hyrje të paligjshme në Britani të Madhe. Kontrolli në kamion nisi pasi u dëgjuan tinguj nga pjesa e prapme.
“Askush nuk u plagos”, thotë policia. “Fëmijët janë marrë nën mbrojtje të policisë”, thuhet më tej, transmeton oranews.
Rasti vjen dy ditë pasi në një kamion u gjetën 9 emigrantë të paligjshëm.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































