Ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Liverpoolit, Jamie Carrger ka zgjedhur formacionin më të mirë të Manchester Unitedit.

Carragher, i cili tani është analist në ‘Sky Sports’ ka bërë zgjedhjen e tij në kohës sa ishte aktiv në futboll.


E gjithë kjo, vjen pasi është afruar derbi i Anglisë në mes të Liverpool dhe Manchester United, i cili do të luhet gjatë të hënës në ‘Anfield’.

Sipas ish-mbrojtësit anglez, rivali i tyre i urryer ka pasur në gjirin e vet futbollistë shumë të mëdhenj për atë edhe formimi i formacionit ka qenë më i vështirë.

Në formacionin  e Carragherit bëjnë pjesë lojtarë si Paul Scholes, Ryan Giggs, Ruud Van Nistelrooy, Rio Ferdinand dhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

man utd 11

telegrafi sport app