LAJMI I FUNDIT:

Kuvendit të Shqipërisë i shtohen edhe 10 deputetët të rinj

Kuvendit të Shqipërisë i shtohen edhe 10 deputetët të rinj

Kuvendit të Shqipërisë pritet t’u shtohen 10 deputetë të rinj. Ditën e djeshme është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, i cili shqyrtoi dhënien e mandatit të deputetit 3 kandidatëve nga listat e PD-së dhe të LSI-së, të cilët kanë pranuar të marrin mandatin.

Mësohet gjithashtu se ditën e sotme, përpara fillimit të seancës plenare do të mblidhet sërish Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i cili do t’u japë mandatin edhe 7 deputetëve të tjerë, katër nga PS, dy nga LSI dhe 1 nga PD.

Katër deputetët e rinj të Partisë Socialiste do të vijnë si rrjedhojë e dorëheqjeve të Pjerin Ndreut, Rakip Sulit, Ilir Xhakollit dhe Nuri Belbës, të cilët do të garojnë për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit. Si zëvendësues të tyre do të jenë kryetari i FRESSH-it, Eljo Hysko, që mori mandatin e Rakip Sulit që kandidon në Kamzë, Adriana Jaku të Pjerin Ndreut që kandidon në Lezhë, Florenc Spaho të Nuri Belbës në Përrenjas dhe Ardit Konomi të Ilir Xhakollit që do të garojë në 30 qershor në Pogradec.


Kandidatët e tjerë që do të bëjnë betimin në Parlament janë “tradhtarët” që kanë thyer vendimin e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në mes tyre janë Vasil Sterjovski nga listat e LSI-së në Qarkun e Korçës dhe Edmond Stojku nga listat e LSI-së në Tiranë, Halit Valteri nga listat e PD-së në Tiranë, Suzana Topi nga lista e LSI-së në Elbasan dhe Selami Janishehut dhe Besnik Troplinit po nga listat e PD-së për Qarkun e Tiranës.

Deputetët e rinj në Kuvend

PS

Eljo Hysko merr mandatin e Rakip Sulit
Adriana Jaku merr mandatin e Pjerin Ndreut
Florenc Spaho merr mandatin e Nuri Belbës
Ardit Konomi merr mandatin e Ilir Xhakollit.

PD

Halil Valteri PD Tiranë
Selami Jenisheri PD Tiranë
Besnik Troplini PD Tiranë.

LSI

Vasil Sterjovski LSI Korçë
Edmond Stojku LSI Tiranë
Suzana Topi LSI Elbasan. /GazetaPanorama/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori