LAJMI I FUNDIT:

Rexha: Në vitin 2023 të hyrat e AGK-së ishin 526,209 euro

Rexha: Në vitin 2023 të hyrat e AGK-së ishin 526,209 euro

Kuvendi Zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës sot zgjedh kryesinë e re të organizatës.

Pas tri vjet nga zgjedhjet e fundit, kandidaturën për kreun e AGK-së e kanë shpallur kryetari aktual Xhemajl Rexha dhe anëtari i bordit, Mentor Buzhala.

Me këtë rast, Rexha premtoi se nëse do të rizgjidhet në këtë post, ndër prioritetet të tjera do ta ketë edhe krijimin e një media qendre. Ai kërkoi besimin e votuesve që të merr edhe një mandat për këtë pozitë.


“Besoj që me shumicën prej jush që jeni këtu kemi bashkëpunuar shumë mirë në mandatin e parë. Prandaj, kërkoj besimin e juaj edhe në mandatin e dytë. Besoj që i kemi bërë disa punë të mira që mundemi bashkë t’i vazhdojmë me këdo që zgjidhet anëtarë i bordit, disa prej kolegëve ri kandidojnë edhe për një mandat në bord, të tjerët janë fytyra të reja…Nuk kam dëshirë të jap shumë premtime, edhe pse e kam dhënë herën e parë, sa i përket një media qendre që e kam ëndërr ta bëj, por po shpresoj që nëse më jepni besimin në mandatin e dytë mund të bëjmë diçka më tepër”, tha Rexha.

Kandidati tjetër për kryetar, Mentor Buzhala derisa kërkoi që të votohet, tha se e ka në plan se si duhet të funksionojë AGK-ja në tri vjetët e ardhshme. Përveç kësaj, ai kërkoi nga votuesit që të votohen katër gra dhe një burrë për anëtarë të bordit.

“Unë e kam bërë një traktat goxha të gjatë për transformimin e AGK-së, por i duhet të duket në tri vjetët e ardhshme. Getoarba po insiston që është shumë gjatë dhe po i bie shkurt. Shkurt kërkoj votën e të gjithë juve, posaçërisht anëtarë të bordit t’i votojmë katër gra dhe një burrë”, u shpreh Buzhala.

Përpara se të fillonte procesi për votimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit, Rexha prezantoi disa nga aktivitete kryesore të AGK-së gjatë mandatit trevjeçar.

Ai tha se kthimi i çmimeve vjetore për gazetarët dhe rritja e tyre nga 4 në 9 ka qenë ndër gjërat kryesore që kanë bërë. Përveç kësaj, Rexha përmendi avokimin për sigurinë dhe mbrojtjen e gazetarëve nga sulmet e ndryshme, duke potencuar se kanë arritur ta ngritin zërin dhe t’i dënojnë ato.

Ndër të tjera, Rexha përmendi sigurimin e dy donacioneve me pajisje mbrojtëse për rreth 20 media.

“Një prej aktiviteteve të para të këtij bordi që e kemi bërë dhe që ka qenë i rëndësishëm , ka qenë të vlerësoj punën e gazetarëve me një vlerësim profesional. Pas një pauze gati gjashtë vjeçare, në vitin 2021 janë kthyer çmimet vjetore. Janë kthyer çmimet vjetore që kanë qenë çmimet tradicionale që AGK-ja i ka pasur për shumë vjet. Kryesorja, natyrisht avokimi për sigurinë e gazetarëve dhe regjistrimi i sulmeve në gjithë Kosovën, por posaçërisht në veriun e Kosovës… Ajo çfarë kemi arritur të bëjmë është ta ngremë zërin, t’i dënojmë këto sulme…Kemi arritur që të sigurojmë dy donacione për pajisje mbrojtëse falë edhe tre ndihmës dhe ndërmjetësimit të bashkëpunëtores sonë Flutura Kusari, me dy organizata ‘Free Press’ nga Holanda dhe me ‘Reporterët Pa Kufij’ kemi siguruar pra pajisjet mbrojtëse për së paku 19 media”, tregoi Rexha.

Përveç këtyre, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha shpalosi detaje nga raporti financiar. Ai tha se për vitin 2021 të hyrat vjetore kanë qenë mbi 98 mijë euro, ku 39 për qind e tyre janë shpenzuar për pagat e stafit ekzekutiv dhe 59 për qind të tjera për organizmi të konferencave, printime të raporteve e të tjera.

Për vitin 2022, Rexha potencoi se të hyrat ishin afro 250 mijë euro, ndërsa për vitin 2023 ato arrijnë mbi 525 mijë euro.

“Asociacioni nuk grant institucional për arsye të ndryshme, është OJQ e bazuar në projekte…Të hyrat me 31 dhjetor 2021 janë 98 mijë e 841 euro, të cilat janë realizuar nga donatorët CEPB, savejournalits.net. AGK-ja është pjesë e rrjetit rajonal të gazetarëve të sigurt qe diku 5-6 vjet dhe është projekti kryesor që e mundëson funksionimin e zyrës dhe që financohet nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës… Nga gjithsej të hyrat e vitit 2021, 39 për qind janë shpenzime të pagave për stafin ekzekutiv dhe ekspertët pjesëmarrës në projekte dhe 59 për qind shpenzime janë të projektit, organizim të konferencave, printime të raporteve, shpenzime të tjera. Me 31 dhjetor 2022, të hyrat janë 247 mijë e 506 euro…Në vitin 2023, 526 mijë e 209 euro”, potencoi Rexha.

Rezultatet me emrat e përzgjedhur për kryetar të AGK-së dhe anëtarëve të bordit do të shpallen në orën 15:00./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori