Site icon Telegrafi

Kuvendi i Shqipërisë mban seancë të posaçme për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë më 7 korrik

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se më 7 korrik Kuvendi Shqipërisë do të mbajë një seanca për të dënuar gjenocidin serb në Srebrenicë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Ballë nënvizoi se do të hartohet një dokument serioz si dhe në seancë do të jenë të ftuar edhe përfaqësues të qeverisë së Bosnje dhe Hercegovinës dhe familjarë të viktimave nga ky gjenocid.

Balla tha gjithashtu se Kuvendi nuk mund të përdoret përmes rezolutave nga askush.

“Në asnjë rast Kuvendi i Shqipërisë, përmes rezolutave nuk mund të përdoret nga askush për nevojat e momentit dhe kontekstit politik, si kurse ndodhi në rastin e këtij dokumenti serioz, të mirë-punuar kështu duhet të ndodh dhe në rastet të tjera se Kuvendi është i shqiptarëve, jo i politikave personale, këta individë nuk mund të rehabilitohen përmes rezolutave”, u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të PS-së. /Telegrafi/

Exit mobile version